Prezantohet logoja me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë

Shkup, 14 korrik – Dielli, emri kushtetues, kodi ndërkombëtar MK dhe numri 30 janë simbolet e bashkuara në bazën e kuqe tradicionale të cilat theksojnë shtetësinë tonë të dizajnit të logos që do të përdoret me rastin e jubile – 30 vjet nga pavarësia shtetit.

 

Logoja me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë së vendit tonë do të zbatohet për të gjitha ngjarjet publike të institucioneve shtetërore në periudhën e ardhshme dhe do të jetë në dispozicion për të gjithë qytetarët, si pjesë e vizualizimit të programit për shënimin e 30 vjetorit të referendumit të pavarësisë.

“Dizajni i logos është i frymëzuar nga shtetësia maqedonase, nga dita kur qytetarët vendosën të kenë Republikën e Maqedonisë të pavarur dhe nga gjithçka që sot Maqedonia e Veriut e jona sjell me vete si një shtet demokratik i përcaktuar për paqe, demokraci, bashkëpunim dhe zhvillim”, informoi sot zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski.

Kremtimi i 30 vjetorit të pavarësisë, tha Arsovski, do të jetë me projekte që mund të ndiqen deri në shtator dhe të cilat mbështeten në paketën e pestë të masave, të destinuara për industrinë për organizimin e ngjarjeve.

Related posts

Nikollovski: Investojmë në zhvillim të balancuar rajonal për kushte më të mira për jetën e qytetarëve

Z H

Banorët e Butelit të revoltuar me kryetarin e komunës: Nuk po kujdeset për lagjet shqiptare!

R Zh

Kuvendi shkon në pushim/ Disa ligje mbesin në procedurë parlamentare

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com