Prezantohet mbushësi më i shpejtë në botë i veturave elektrike, për më pak se 15 minuta bateria juaj do të jetë plotësisht e mbushur

Mbushësi i ri i shpejtë që ka fuqi maksimale prej 360 kW, ka kapacitet që plotësisht ta mbush çfarëdo veture elektrike dhe atë për 15 minuta apo më pak, duke përmbushur nevojat e përdoruesve të ndryshëm të veturave elektrike – të cilët prej kohësh bënin thirrje për prodhimin e një mbushësi të shpejtë.

Kompania zvicerane ABB, është një prej kompanive lidere në botë sa i përket fushës së teknologjisë, e cila bëri të ditur se ka vënë në përdorim mbushësin më të shpejtë në botë për vetura elektrike, transmeton Telegrafi.

Emri i mbushësit është Terra 360, e bëhet fjalë për mbushësin modular që të njëjtën kohë mund të mbushë katër vetura me një fuqi të shpërndarë njëtrajtshëm.

Kjo do të thotë se nuk do të keni nevojë të prisni nëse dikush para jush është duke e mbushur baterinë e veturës. Thjesht e kyçni në prizën tjetër.

Mbushësh i ri ka fuqi maksimale prej 360 kW dhe mund plotësisht të mbushë veturën elektrike për 15 minuta apo më pak, duke plotësuar kërkesat e përdoruesve të ndryshëm të veturave elektrike.

Për shembull, nëse futeni në dyqan për të blerë diçka, ata mund ta lënë veturën jashtë duke u mbushur dhe derisa bëjnë shoping ajo mbushet plotësisht.

Mbushësi Terra 360 do të jetë i qasshëm në Evropë deri në fund të këtij viti, kurse në SHBA, Amerikën Latine dhe Azi në vitin e ardhshëm

Në këtë kompani kanë bërë të ditur se mbushësi më i shpejtë në botë për vetura elektrike, do të jetë i disponueshëm për karrocat për invalidë.

Duke marrë parasysh që Terra 360 ka dimensione të vogla, mund të instalohet në depo të vogla apo edhe nëpër parkingje ku hapësira është e kufizuar.

Related posts

Honda CRX ka udhëtuar 1.6 milion kilometra, motorin dhe ndërruesin e shpejtësisë ende e ka origjinal

D V

Nuk mund të ketë një tjetër të tillë: Ky është Audi A7 më i shtrenjtë që mund të blini

Redaksia

Aventador nuk është më në ofertën e Lamborghini

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More