Prezantohet projekti i ri në Shkup që do të lidhë bulevarin Sllovenia dhe qarkoren në Momin Potok

Shkup, 31 gusht – Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, paralajmëroi sot edhe një projekt të madh për banorët e Shkupit – ndërtimin e qarkores tek bulevardi Sllovenia, që së bashku me qarkoren në Momin Potok gjendet në një nga dy rrugët kryesore që lidhin veriun dhe jugun e qytetit.

 

  • Sot, fillon procedura për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm për ndërtimin e qarkores tek bulevardi Sllovenia, që në fakt është vazhdim i qarkores në Momin Potok. Këtu po e zgjidhim grykën e ngushtë të ish-magjistrales së Adriatikut, tani Bulevardi Hasan Prishtina. Kjo nuk do te thote vetem puna në qarkoren, kjo do te thote qe ne po fillojme ndertimin e dy bulevardeve te reja – njeri eshte Bulevardi Hasan Prishtina permes zones industriale Vizbeg, deri te qarkorja, dhe i dyti eshte vazhdimi i bulevardit Sllovenia qe do te shkoje ne Vollkovë, dhe do të kyçet në hyrjen perëndimore të qytetit. Investimi i përgjithshëm për këtë projekt është rreth 550 milionë denarë, ndërsa fillojmë me mjetet nga ribalanci i Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të parapara nga Qeveria, në shumën prej 2 milionë eurosh. Dua të shpreh falenderimin tim për zëvendëskryeministrat që janë këtu të pranishëm, për ndihmën që i japin Qytetit. Kjo është infrastrukturë që zgjidh problemin më të madh të trafikut që ekziston aktualisht në qytetin tonë, por edhe krijon edhe perspektivë për zhvillimin e mëtutjeshëm të Shkupit – tha kryetari Shilegov, në prezantim.

Ai pret që për 2 deri në 2,5 vjet kjo pjesë dhe hyrja veriore në Shkup do të marrin pamje krejt tjetër.

Bëhet fjalë për një projekt të madh rreth 8,5 milionë euro, nga të cilat për fazën e parë, 2 milionë euro janë siguruar me mbështetje nga Qeveria përmes ribalancimit të buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me qëllim që të zvogëlohet bllokimi i trafikut në këtë pjesë të qytetit, projekti parashikon nyje rrugore të denivelluar, ndërtimi i së cilës parashikon 5 rampa që lidhin drejtpërdrejt bulevardet Sllovenia dhe Nikolla Karev si dhe rruga e Re e Projektuar 6. Përgjatë tërë kësaj rruge, do të instalohet ndriçimi më modern LED, gjelbërimi i mesëm dhe anësorë, shtigje për këmbësorë dhe çiklizmit në të dy anët e rrugës.

Realizimi i këtij projekti ka rëndësi të veçantë për shkak të depërtimit të dy bulevardeve, Bulevardit Sllovenia drejt Karposhit dhe Bulevardit Hasan Prishtina drejt daljes për Kosovë.

Rikujtojmë, në pjesën veriore të qytetit, Qyteti i Shkupit tashmë i ka përfunduar bulevardet Bosnjë dhe Hercegovinë, Hristijan Todorovski Karposh dhe Nikolla Karev, ndërsa aktualisht është duke u punuar në qarkoren tek Momin Potok.

Related posts

Në UT filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve

Z H

Shqipëria uron Maqedoninë e Veriut me rastin e përvjetorit të pavarësisë

D V

Arjanit Hoxha i sigurt në fitoren e Bilall Kasamit në Tetovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More