Prezantohet strategjia e ndërmarrjes sociale “REDI riciklazha”

Shkup, 1 tetor – “REDI Riciklazha” është ndërmarrje sociale qëllimi i së cilës është të organizojë dhe formalizojë grumbulluesit individualë të lëndëve të para sekondare, duke krijuar një sistem për përzgjedhjen e mbeturinave parësore në ndërtesat e banimit dhe kompanitë. Gjithashtu, kjo ndërmarrje sociale kontribuon në një mjedis më të pastër, përmes përdorimit racional të lëndëve të para dytësore, tha sot drejtori i kësaj kompanie, Asib Zekir.

 

Në fjalimin e tij në ditën e hapur të “REDI riciklazha”, ai vuri në dukje se sipas të dhënave të shoqatës “Go green”, 80 për qind e mbeturinave të padeklaruara selektohen nga grumbulluesit joformalë, të cilët janë të ekspozuar në mënyrë të konsiderueshme ndaj rreziqeve shëndetësore.

Gjithashtu, gjatë përzgjedhjes dhe grumbullimit të mbeturinave, ata nuk kanë sigurim shëndetësor dhe pension, dhe ekziston edhe fuqi pune e shfrytëzuar ku involvohen edhe fëmijët e tyre për një sasi më të madhe të grumbullimit të mbeturinave, tha Zekir.

Kjo është arsyeja pse, thekson drejtori, ata kanë zhvilluar një ndërmarrje të tillë sociale si një mekanizëm të ri për zgjidhjen e problemeve afatgjata të komunitetit.

Ai informoi se “REDI riciklazha”, është një kompani startap e regjistruar si SHPKNJ me një model biznesi të një ndërmarrje sociale të themeluar nga shoqata Iniciativa për Zhvillimin Ekonomik të Romëve, “REDI” Shkup.

Me mbështetjen financiare nga SIDA, “REDI Riciklazha” gjithashtu bleu biçikleta elektrike dhe pajisje për grumbullimin e mbeturinave dytësore.

“Është shpallur një projekt i cili mbështetet nga Ministria Federale e Çështjeve Sociale, Shëndetit dhe Mbrojtjes të Austrisë, e cila është në partneritet me Zyrën Evropiane të Mjedisit në Bruksel, ku ne parashikojmë aktivitete që do të zhvillojnë një metodologji për zhvillimin e kapaciteteve të koleksionistëve për grumbullimin e lëndëve të para sekondare. Trajnimet tona do të jenë në dispozicion në përputhje me nevojat e grumbulluesve joformalë për zhvillimin e tyre personal, si dhe zhvillimin e përgjithshëm të grumbullimit të mbeturinave në vend”, tha Zekir.

Ai vuri në dukje se këta njerëz në periudhën e ardhshme do të kontaktohen dhe nevojat e tyre do të hartohen, por edhe për të zhvilluar një metodologji në mënyrë që nevojat e tyre të kompensohen me trajnime kompetente. Ky projekt, siç theksoi Zekir, do t’u japë atyre një pasqyrë të qartë se çfarë dhe si duhet të veprojnë në të ardhmen në vendin tonë.

Ai shtoi se për të arritur me sukses vizionin e tyre, procesi zhvillohet në tre faza.

Faza e parë është grumbullimi dhe transporti i mbeturinave jo të rrezikshme ku janë hartuar ndërtesat e banimit, pra ndërtesat dhe kompanitë që kanë dëshirë të përzgjedhin mbeturinat.

“Ne vendosim koshat tanë për përzgjedhjen e mbeturinave në ndërtesat e banimit dhe i zbrazim ato dhe i shërbejmë përmes një mënyre të organizuar të grumbullimit, e cila do të kryhet nga koleksionistët tanë. Gjatë transportimit të mbeturinave, ne përdorim biçikleta elektrike që transportojnë mbeturinat në një deponi të licencuar për të mbledhur lëndë të para dytësore,” shtoi Zekir.

Faza e dytë është planifikuar të fillojë në vitin 2022 dhe pritet të punësojë 20 persona shtesë. Faza e fundit sigurohet për riciklimin e lëndëve të para sekondare, ripërdorimin e tyre dhe mundësitë për riparimin e tyre.

“Kjo fazë përfshin mbledhjen e të gjitha llojeve të lëndëve të para sekondare, trajtimin dhe ruajtjen dhe është planifikuar për vitin 2024”, shtoi drejtori.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, në fjalimin e tij sot theksoi se sipërmarrja sociale mund të ndihmojë vendin tonë me perspektivat për punësim, përfshirje sociale dhe ndihmë në procesin e integrimit dhe kohezionit social.

Ai theksoi se një hallkë e rëndësishme në menaxhimin e mbeturinave janë grumbulluesit e lëndëve të para dytësore dhe është e rëndësishme që sektori, i cili ka qenë informal deri më tani, të gjejë rolin e tij të vërtetë në sistemin e menaxhimit rajonal.

“Aktualisht, shifrat tregojnë se 80 deri në 90 për qind të mbeturinave që mund të riciklohen në Maqedoninë e Veriut mblidhen nga grumbulluesit joformalë. Kjo për momentin do të thotë se këta janë koleksionistët më efektivë. Është vlerësuar se rreth 5,000 njerëz janë të përfshirë në shkallë vendi. Kjo është pjesërisht për shkak të përmbushjes jo të plotë të obligimeve të komunave, Infrastrukturës së pamjaftueshme, si dhe legjislacionit jo të saktë, deri më tani”, tha Nuredini.

Ai informoi se Ministria do të miratojë gjashtë ligje të reja mbi menaxhimin e mbeturinave që promovojnë parimin e ekonomisë cirkulore.

Përveç kësaj, Ministri vuri në dukje se edhe pse grumbulluesit joformalë kanë një kontribut të madh në riciklimin e mbeturinave, nga ana tjetër ekziston një rrezik i madh për ta, sepse përveç kontejnerëve mbitokësorë për mbeturinat e përziera, ata mbledhin mbeturina nga kontejnerët nëntokësorë dhe nga deponitë, duke ruajtur kështu rrezik të madh për shëndetin e tyre.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, informoi se në seancën e fundit të qeverisë u miratua Strategjia Kombëtare për Sipërmarrjen Sociale në periudhën 2021-2027, si dhe një plan veprimi për dy vitet e para për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Sipërmarrjen Sociale.

“Strategjia përcakton pesë prioritete, zbatimi i të cilave do të krijojë kushte për formimin, zhvillimin, por edhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve shoqërore. Prioriteti i parë synon krijimin e një kuadri të favorshëm ligjor mbi të cilin po punojmë dhe i cili do të financohet në

gjysmën e parë të vitit 2022 duke miratuar një ligj për sipërmarrjen sociale”, tha ministrja sot në fjalën e saj.

Deri në fund të muajit të ardhshëm, tha ajo, ata do të hapin Qendrën e parë për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Sociale, e cila gjendet në qendër, pas monumentit të Nënë Terezës.

“Detyra e kësaj Qendre do të jetë ngritja e kapaciteteve të ndërmarrjeve sociale në vend, krijimi i bashkëpunimit me sektorin e biznesit, me vetëqeverisjen vendore, por edhe me institucionet kombëtare. Qendra do të ndjekë gjithashtu tendencat globale në fushën e sipërmarrjes sociale”, shtoi ministrja.

Related posts

Koment / Me kandidimin e kumbarës së Tarçullovskit, Mickovski qëllimisht provokon shqiptarët e Lubotenit ?!

Redaksia

Forumi i Prespës për Dialog

D V

Në rajonin e Dibrës 111 raste aktive me Kovid-19, kallëzim penal për një banor i cili nuk e ka respektuar izolimin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More