Prezantohet strategjia për Financat Publike

nga Redaksia

Ministria e Financave prezantoi Strategjinë e 3-të të Menaxhimit të Financave Publike, një dokument bazë i cili është punuar së bashku me ekspertët e Bashkimit Evropian.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili tha se se menaxhimi i financave publike është në thelb të procesit të integrimit europian, ndërkohë që konfirmojë mbështetjen financiare për Shqipërinë.

“Kjo në vetvete tregon se sa të rëndësishme janë reformat e menaxhimit të fondeve publike për qeverisjen e mirë në vend, por edhe për funksionimin e demokracisë. Bashkimi Europian ka ofruar mbështejen e saj financiare. Vitin e shkuar në mbështetjen buxhetore ne kemi disbursuar 115 milionë Euro. Tashmë jemi në fazat përfundimtare të negociatave për instrumentin e ri të rritjes që do të përfshijë edhe financime të mëtejshme”.

Duke iu referuar Strategjisë së re, Ministri i Financave Ervin Mete tha se një prej synimeve është përmirësimi i politikave fiskale.

“Synon ndër të tjera përmirësimin e mëtejshëm të politikave fiskale dhe makroekonomike, avancimin në planifikimin e integruar strategjik dhe buxhetor si dhe rritjen e monitorimit dhe raportimit.”

Strategjia e re për Menaxhimin e Financave Publike pritet të miratohet brenda 6-mujorit të parë të këtij viti nga Parlamenti, për të nisur më tej me fazën e implementimit të saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More