Prezantuesi britanik, Eamonn Holmes, (65 vjeçar) pësoi një aksident gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në kanalin GB News.
Kamera u përqendrua për një moment te komentatori Charlie Rowley, dhe një çast më vonë pati një përplasje ndërsa Holmes ra nga karrigia e tij.
Rowley e shikoi kolegun e tij i tronditur dhe bashkë-prezantuesja Ellie Costello tha: “O Zot i madh”.
Pamjet u bënë menjëherë virale.
“Jam mirë, mirë, mirë. Vazhdo, thjesht vazhdo”, dëgjohej të thoshte Holmes.
Komentatori Rowley u përpoq të vazhdonte bisedën, por transmetimi shpejt kaloi në reklamë.
Pushimi zgjati gjashtë minuta, pas së cilës Eamonn u kthye dhe bëri shaka se ishte “ende gjallë”.

Ai fajësoi pajisjet e këqija në studio për rënien e tij.
“Kemi rrota shumë të këqija dhe të shtrembëruara në karriget tona, në fakt nuk na pëlqejnë karriget që kemi. Isha në shok sepse rashë në banjo dy javë më parë, gjë që përfundoi në spital. Tani godita të njëjtën pikë në shpinë. Është shumë e ndjeshme, shumë e dhimbshme”, komentoi ai.