Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Prezantuesit e çmimeve Oscar 2021

Çmimet në edicionin e 93-të të ceremonisë prestigjioze të Oskarëve do t’i prezantojnë një radhë fituesish dhe të nominuarish për këto çmime. Këtë e kanë bërë të ditur organizatorët e saj.

Sipas tyre, në raundin e parë u zgjodhën 15 prezantues, në mesin e tyre:

Angela Bassett, Halle Berry, Bong Joon Ho, Don Cheadle , Bryan Cranston, Laura Dern, Harrison Ford, Regina King, Marlee Matlin, Rita Moreno, Joaquin Phoenix, Brad Pitt, Reese Witherspoon dhe Zendaya.

Producenët Jesse Collins, Stacey Sher dhe Steven Soderbergh në një deklaratë me këtë rast kanë thënë se kanë përzgjedhur një grup prezantuesish që janë vërtetë të mirë.

Sipas tyre, pritet që ditët në vijim të shpallen edhe prezantues të tjerë. Ata po ashtu kanë deklaruar se kësaj radhe do të shënohet rekord me diversitet.

Dy regjisore janë të nominuara për regjinë e filmave më të mirë, e ato janë: Chloé Zhao e Emerald Fennell. Filmat e Zhao-s dhe Fennell janë në mesin e tetë filmave të nominuar në kategorinë për filmat më të mirë.

Ceremonia e shpërblimeve me çmimet Oskar do të mbahet me 25 prill 2021, në Los Angelos. Ajo do të mbahet dy muaj me vonesë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Postime të ngjashme

Smithsonian rihap tetë nga muzetë e famshëm

S.B.

Monumenti i rëndësishëm i kulturës sonë kombëtare

S.B.

Jean-Michel Basquiat artisti i parë me dy vepra në ankand

S.B.

Rikthehet muzika në La Scala

S.B.

Albert Z. Zholi: “Melodia e jetës” vëllimi me drithërime poetike i Lumnie Hotit

S.B.

Filmi i Blerta Bashollit, “Zgjoi” do të shfaqet në rrjete kinemash në tri kontinente

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...