Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

“Prezenca e deputetëve me skafanderë në Kuvend ishte e panevojshme”

Shkup, 19 prill – Zhurnal.mk – Parlamenti dje unanimisht, me votat e shumicës dhe opozitës, ka miratuar ligjet për ndihmat nga pakoja e pestë ekonomike.

Ajo që dje u veçua, e që deri tani nuk është parë askund në rajon dhe më gjerë, është prezenca e dy deputetëve të cilët ishin pozitiv me Covid 19, shkruan Zhurnal.

Njëra prej tyre ishte deputetja nga radhët e LSDM-së, Bisera Kostadinovska Stojçevska. Ajo në Parlament arriti me automjet të ndihmës së shpejtë, ndërsa ishte e veshur me skafander.

Kostadinovska Stojçevska përmes një statusi në FB njoftoi për prezencën e saj në Kuvend, edhe pse është pozitive ndaj Covid dhe ka shkelur vendimin për izolim. “Po vij në Kuvend, me mbrojtje të plotë kundër covid. Po vij të mar pjesë në seancën e sotme ku do të miratojmë ligjet që sigurojnë ndihmë finansiare për mijëra qytetarë dhe kompani”, shkroi në FB Kostadinovska Stojçevska.

Ky veprim i deputetes ngjalli reagime të shumta, veçanërisht nga opozita. Nga VMRO dhe e Majta akuzuan se janë shkelur dispozitat për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve gjatë pandemisë, dhe rrezikohet siguria e të pranishmëve tjerë në Parlament.

Por për Biserën kishte dhe lëvdata. Atë e përshëndeti ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq, i cili tha se ajo ka bërë një akt heroik.

Nga opozita shqiptare akuzojnë kryetarin e Kuvendit se ka keqpërdorur funksionin, pasi ata që ditën e enjte e kanë njoftuar atë se do të marin pjesë dhe do ta mbështesin pakon ekonomike.

Lidhur me këtë veprim, profesori universitar Mersim Maksuti, për Zhurnal shprehet se prezenca e tyre nuk ishte fare e nevojshme sepse edhe pa to, pakoja e pestë gjithsesi do të kalonte.

Për deputetët pozitiv ndaj Covid, profesori shprehet se për raste të tilla, është dashur që më herët të përgatitet një bazë juridike.

“Çështja e votimit në atë mënyrë si erdhën ata nuk ka qenë fare e nevojshme. Pavarësisht numrit të deputetëve që votuan “për”, kjo është një argument shtesë se nuk ka patur fare nevojë të vijnë ato në atë mënyrë, por më tepër se është dashur të krijohet baza juridike e rregullimit të kësaj çështje”, shprehet Maksuti.

Profesori Maksuti thekson se deputetët që janë në izolim duhet të votojnë online, dhe për këtë duhet ndryshuar rregulloren. Ky ndryshim ka nevojë të bëhet vetëm në një nen apo dy, thotë ai.

“Është dashur të ndryshohet rregullorja me një ndërhyrje të vogël në një nen ose dy, që të lejohet në situata të tilla të mund të votojnë nga shtëpia sepse kjo tanimë është bërë praktike edhe në Parlamentet tjera të Evropës. Pandemia ka ndryshuar rregullat e vendosjes të institucioneve. Kuvendi është dashur të ndryshojë rregulloren në këtë pikë mënyra e votimit të lejohet në raste të caktuara të mund të votohet nga shtëpia”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori Maksuti.

Ndërkaq lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, paralajmëroi dhe padi penale për deputetet që erdhën me skafanderë. Sipas tij, terrorizëm nuk quhet “27 prilli” por quhet prezenca e dy deputeteve me skafanderë në Kuvend.

Ndryshe, pakoja e pestë përmban 29 masa, në vlerë prej 9,7 miliard denarë ose rreth 160 milion euro. Masat janë sistemuar në katër shtylla – mbështetje direkte financiare për kompanitë me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës, mbështetje financiare për likuiditetin e sektorit privat me kredi pa interes, krijimi i rrumbullaksimit të volitshëm afarist me ridefinim sistematik të tarifës doganore, zvogëlimi i dhënieve parafiskale dhe lehtësim tatimor dhe anulim te disa dhënieve publike, si dhe mbështetje për qytetarët.

Postime të ngjashme

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor në “Jahja Kemal”

R Zh

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...