Prezervativi e ndihmoi të fitonte medalje: Atletja i çudit të gjithë në Tokio 2020

Australiania Jessica Fox gjeti një mënyrë shumë të çuditshme për të ndihmuar veten në një moment të vështirë.

 

Atletës 27-vjeçares iu desh të dilte në planin B për të riparuar kanoen e saj në kohën kur garonte në finale e sllallomit K1.

Edhe pse mes vështirësive, ajo mori medaljen e bronztë duke mbyllur kështu Lojërat Olimpike me dy medalje, pasi më parë kishte fituar medaljen e artë kur garonte në C1 individualisht.

Ishte vetë Fox që ndau në rrjete sociale një video pasi mbaroi gara ku tregoi se si e kishte përdorur kondomin për të riparuar kajakun e saj.

“Vë bast se nuk e dinit që prezervativët mund të përdoren dhe për këtë. Ata kanë shumë elasticitet dhe janë shumë të fortë,” ka shkruar australiania në postimin e saj.

Një mënyrë e çuditshme nga ana e saj, mirëpo në fund ia doli të fitonte garën që ia siguroi medaljen e bronztë.

Related posts

Mourinho e fiton me dhjetë gola ndeshjen e parë si trajner i Romës

D V

Man City pritet të bëjë ofertën e parë zyrtare për Jack Grealish

D V

Calhanoglu: Vetëm Pioli më donte te Milani, Interi më bindi për dy ditë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com