Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Prilep/ Konfiskohet drogë me vlerë rreth 200.000 euro

Shkup, 10 qershor – Zhurnal.mk – Në suaza të aktivitete të përforcuara policore për luftë kundër tregtisë së palejuar me drogë narkotike, në aksion të përbashkët të nëpunësve policor nga Reparti për polici kriminalistike – Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme dhe RPB Prilep- Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Prilep më 10.06.2021 rreth orës 01:00 ka konfiskuar drogë me vlerë prej rreth 200.000 euro, destinacioni përfundimtar i së cilës ka qenë Greqia, është arrestuar një person, kumtoi sot zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski.

“Nga ana e patrullës së komunikacionit të RPB-së Prilep rreth orës 01:00 në rrugën rajonale Prilep-Gradsko, në afërsi të pompës së benzinës, është ndalur një automjet transportues “man” me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga B.J.(40) shtetas i Republikës së Shqipërisë.Gjatë kontrollit, nga ana e shtetasit shqiptar nëpunësve policor u janë ofruar para që të mos kryejnë veprime zyrtare për kontroll të shoferit dhe automjetit. Nga ana e nëpunësve policor është kryer kontroll, me ç’rast në rimorkio janë gjetur dy valixhe të mëdha në të cilat ishi 50 paketime me marihuanë në peshë të plotë prej rreth 50 kilogramë. Vlera e vlerësuar e drogës është rreth 200.000 euro. Shoferi është privuar nga liria dhe gjatë ditës me padi penale do të dorëzohet në PTHP Prilep”, theksoi Angelovski.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme potencojnë se vazhdojnë me masat dhe aktivitetet intensive për zbulim të tregtisë ilegale me drogë, si dhe lloje tjera të krimit.

Postime të ngjashme

Arrestohet një 26 vjeçar te i cili janë gjetur 44 pako me marihuanë

Dafina Vidishiqi

188 shoferë të sanksionuar për parakalim të parregullt, 1/3 nga Tetova

Zekirija Haxhiu

Gjendet i pajetë një 29-vjeçar në Shkodër

Dafina Vidishiqi

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Dafina Vidishiqi

Vret vëllain pas mosmarrëveshjes për bagëti

Dafina Vidishiqi

Arrestohen tetë persona, ndërpritet ahengu shtëpiak në Shkup

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...