Princ Harry dhe Meghan nderohen me këtë çmim pasi kanë vendosur të kenë vetëm dy fëmijë

Princi Harry dhe Meghan Markle janë nderuar me një çmim për vendimin e tyre për të pasur vetëm dy fëmijë.- Advertisements –

 

Ky vlerësim ndaj tyre erdhi nga një shoqatë bamirësie, e angazhuar për të kufizuar madhësinë e familjes për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit, “Population Matters”.

Kjo shoqatë do të shpërblejë çiftin për vendimin e tyre për të pasur një familje të vogël dhe për të shërbyer si “model për të tjerët”.

“Të kesh një familje më të vogël zvogëlon ndikimin tonë në Tokë dhe siguron një shans më të mirë për të gjithë fëmijët tanë, fëmijët e tyre dhe brezat e ardhshëm, të lulëzojnë në një planet të shëndetshëm. Ne e përgëzojmë dukën dhe dukeshën për marrjen e këtij vendimi të zgjuar dhe për pohimin se një familje më e vogël është gjithashtu një familje e lumtur”, thanë përfaqësues të shoqatës në një deklaratë.

Në vitin 2019, çifti tha për “British Vogue” se po planifikonin “maksimumi dy” për të zvogëluar ndikimin e tyre në mjedis.

Kujtojmë se para disa ditësh, Meghan Markle dhe Princ Harry dhanë lajmin se ishin bërë prindër për herë të dytë. Dyshja u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Lilibert Diana Mountbatten-Windsor.

Emri ‘Lilibet’ u zgjodh në nder të stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Elizabeth, të cilën e thërrisnin kështu me përkëdheli në rininë e saj. Diana, në nder të gjyshes së saj të ndjerë, princeshës së Uellsit. Ata do ta thërrasin të voglën ‘Lili’.

Related posts

“Urime festa e Kurban Bajramit”, Goldi uron bashkë me djalin

D V

Ermali nis pushimet me bashkëshorten, ndan videon e ëmbël nga plazhi

D V

Elita Rudi sjell fotot nga pushimet, vjen tërheqëse me bikini në ujë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More