Showbiz

Princ Leka dhe Elia Zaharia publikojnë fotografitë e para me vajzën

Zhurnal Ads

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, aktorja Elia Zaharia-Zogu, janë bërë prindër për herë të parë pak ditë më parë.

Çifti mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Geraldine.

Tani, familje mbretërore kanë realizuar setin e parë fotografik, disa imazhe të të cilit i kanë ndarë me ndjekësit në rrjetin social Facebook.

Ka qenë Elia Zaharia ajo e cila ka publikuar fotografitë, teksa në mbishkrimin e tyre e ka quajtur ndjesinë e të bërit prind si “një mrekulli nga Perëndia që ajo dhe Leka tashmë po e shijojnë”.

Ky është shkrimi i saj i plotë (pa ndërhyrje):

“Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment! Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve! Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë”.

Postime të ngjashme

“Mbajta frymën 7 minuta për një skenë në film”, aktorja e famshme shokon fansat me deklaratën e fundit

admin

“Kjo tavolinë do të jetë gjithmonë e rezervuar për ty”, Nusret veçon tavolinën e preferuar të Maradonës në restorantin e tij

S.B.

Rihanna kërkon falje publike për ofendimin që iu bëri myslimanëve në shfaqjen e saj të modës: Ndodhi pa dashje, nuk do të përsëritet

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...