Agjencia Zhurnal.mk

Princi Çarls dhe bashkëshortja e tij Kamila në një vizitë zyrtare

Princi Çarls dhe bashkëshortja e tij Kamila kanë mbërritur sot në Zelandën e Re në kuadër të vizitës së tyre të tretë në Oqeanin Paqësor.

Gjatë vizitës së tyre gjashtëditore, Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall, të cilët për herë të fundit e kanë vizituar Zelandën e Re katër vjet më parë, do të udhëtojnë në Gjirin e Ishujve, përfshirë këtu edhe sitin më të rëndësishëm historik ku është nënshkruar Traktati i Waitangi, në ishullin verior, si dhe Christchurch dhe Kaikoura në ishullin jugor.

Kjo është hera e parë në 25 vjet që një anëtar i familjes mbretërore viziton Waitangi, 230 kilometra në veri të Auckland, ku dokumenti themelues i Zelandës së Re Traktati i Waitangi u nënshkrua midis Britanikëve dhe popullsisë indigjene të Zelandës së Re, Maorisë, në 1840.

Më pas ata do të udhëtojnë në Christchurch për të pare nga afër rigjenerimin e qytetit pas tërmetit shkatërrues të vitit 2011 dhe për të mbështetur ata që janë prekur nga sulmet terroriste të 15 marsit.

Publiku do të ketë mundësinë të shohi trashëgimtarin e fronit dhe bashkëshorten e tij gjatë një shëtitjeje publike në Portin Viaduct të Auckland të martën ose në sheshin e katedrales në Christchurch të shtunën.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...