Agjencia Zhurnal.mk

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë blerë në fshehtësi shtëpi milionëshe në Santa Barbara të Kalifornisë

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë blerë në mënyrë të fshehtë një shtëpi private familjare në Santa Barbara, duke lënë rezidencën e Beverly Hills me 12 dhoma gjumi të Tyler Perry për ‘intimitet të konsiderueshëm’.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë jetuar në komunitetin e pasur të Kalifornisë për gjashtë javë që nga fillimi i korrikut, njofton Page Six.

“Harry dhe Meghan kanë jetuar në heshtje në shtëpinë e tyre në Santa Barbara që nga fillimi i korrikut”, tregoi burimi pa dashur t’i zbulohet emri.

“Ata nuk janë banorët e shtëpisë së Oprah apo dikujt tjetër, ata e kanë blerë vetë këtë shtëpi. Kjo është ajo ku ata duan të vazhdojnë jetën e tyre pas largimit nga Mbretëria e Bashkuar”, thotë burimi në kushte koifidenciale.

“Kjo është shtëpia e parë që secili prej tyre ka në pronësi. Ka qenë një kohë shumë e veçantë për ata si çift dhe si familje – të kenë intimitet të plotë për gjashtë javë që kur u transferuan, shkruan DailyMail.

“Ata synojnë të hedhin rrënjët e tyre në këtë shtëpi dhe në komunitetin e qetë, i cili ka një intimitet të konsiderueshëm. Këtu dëshirojnë ta sjellin Archien, ku shpresojnë se ai mund të ketë një jetë sa më normale të jetë e mundur”, thotë tutje ai.

Pak detaje dihen për shtëpinë, por burimi shton se çifti kanë bërë veting në shtëpi.

“Ata kanë menduar për këtë me kujdes dhe e hulumtuan mirë. Ky është vendi ku ata planifikojnë të jenë të lumtur, të bëjnë miq të mirë dhe të rritin Archien, duke i dhënë atij mundësinë për të luajtur me fëmijët e tjerë të moshës së tij”, tha burimi.

Harry dhe Meghan kishin qëndruar në rezidencën e Tyler Perry në vlerë 18 milionë dollarë, me 12 dhoma gjumi, dhe tetë banjo, e cila ndodhej në Beverly Hills.

Çiftit iu është dashur të fillojnë një proces gjyqësor kundër agjencive të shumta paparaci pasi Archie u fotografua me nënën e Meghanit, Doria Ragland gjatë një shëtitje.

“Harry dhe Meghan janë të dy shumë të mërzitur nga kjo shkelje e intimitetit, por kjo nuk ishte arsyeja që ata u larguan nga Los Angeles. Ata tashmë ishin në proces të blerjes së shtëpisë së tyre në Santa Barbara”, tregon burimi pranë çiftit.

“Harry dhe Meghan kurrë nuk kishin ndërmend ta bëjnë Los Angelesin shtëpinë e tyre. Ishte një vend i mirë që ata të ishin pas mbërritjes në ShBA për të qenë pranë nënës së Meghanit [që jeton në LA]”, tregoi tutje burimi.

Familja e re do të ketë disa fqinjë të dukshëm në lagjen e tyre të re, e cila krenohet me shtëpi, çmimi i të cilave u shkon deri në 100 milionë dollarë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...