Agjencia Zhurnal.mk

Princi i Britanisë së Madhe sot pasdite ka arritur në Shkup, do t’i promovojë lidhjet e forta mes dy vendeve

Shkup, 15 maj – “Vizitë unikate e cila flet për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve”, shkroi në Twitter Shekerinska.

Djali më i vogël i Elizabetës së Dytë, i mbështetur nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, nesër do të merr pjesë në Filarmoninë nacionale të ngjarjes që duhet t’i tregojë lidhjet mes Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut në arsim, mjedisin jetësor dhe art.

Në ngjarje do të paraqiten të rinj, të cilët me mbështetjen e Britanisë punojnë në vendime të përmbajtshme për planifikim urban dhe bioversitet, do të ketë një paraqitje në temën e modës së qëndrueshme dhe princi do të ketë mundësinë të dëgjojë për nismat edukative të mbështetura nga Këshilli Britanik.

Princi Eduard është fëmija më i vogël i mbretëreshës Elizabet dhe princit Filip, i dhjeti me rend për trashëgimi të fronit mbretëror britanik. Ai është i martuar me Sofi Rajs-Xhons dhe ka dy fëmijë.

Britania e Madhe është një nga kontribuueset më të mëdha të Maqedonisë së Veriut në sfera të ndryshme sociale dhe demokratike.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...