Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Princi i Kurorës Saudite fajtor për vrasjen e gazetarit

Organizata për lirinë e shtypit “Reporterët pa Kufij” konsideron Princin e Kurorës Saudite si përgjegjës për vrasjen e Jamal Khashoggi dhe krime të tjera kundër gazetarëve në mbretëri.

“Princi i Kurorës nuk mund të shpëtojë përgjithmonë nga krimet e tij”, thotë e fejuara e Khashoggi.

Princi i kurorës, Mohammed Bin Salman, dhe katër sauditë e tjerë të rangut të lartë janë akuzuar nga Reporterët pa Kufij për krime kundër njerëzimit.

Një raport me mbi 500 faqe u është dërguar prokurorëve në Karlsruhe, Gjermani.

Aty theksohen krimet kundër 35 gazetarëve: i vrari Jamal Khashoggi dhe 34 të tjerë që janë burgosur në Arabinë Saudite, mes tyre edhe blogeri Raif Badawi.

Raporti paraqet një pamje të një realiteti në të cilin jeta dhe liritë e gazetarëve sauditë kërcënohen nga sulme sistematike, veçanërisht kundër atyre që raportojnë në mënyrë kritike kundër regjimit autoritar.

“Gazetarët kanë qenë viktima të vrasjeve me paramendim, torturave, sulmeve seksuale, rrëmbimeve të detyruara, paraburgimit dhe ndjekjes pa gjyq,” tha presidenti i “Reporterët pa Kufij”, Christophe Deloire në një konferencë dixhitale për shtyp.

“Ata që kanë kryer krime kundër gazetarëve në Arabinë Saudite duhet të mbajnë përgjegjësi. Ky është një hap i parë dhe shpresojmë historik”, shtoi ai.

Raportimi gjerman për krimet kundër njerëzimit është bërë i mundur nga parimi i juridiksionit universal, i cili i jep një shteti të huaj të drejtën të gjykojë krime të rënda ndërkombëtare.

Përveç Princit të Kurorës, raporti shënjstron këshilltarin e tij më të ngushtë, Saud Al Qatani, ish-shefin e Shërbimit të Sigurisë, Ahmad Mohammed Asiri, Konsullin e Përgjithshëm, Mohammad Al Otaibi, dhe oficerin e Inteligjencës, Maher Abdulaziz Mutreb.

“Ne e nxisim prokurorin gjerman të hapë një hetim paraprak për krimet që ne besojmë se autorët kanë kryer,” tha Deloire.

Javën e kaluar, një raport u botua në të cilin shërbimi amerikan i Inteligjencës shprehet se Mohammed Bin Salman personalisht miratoi vrasjen e kritikut të regjimit Khashoggi.

Ai u vra në konsullatën Saudite në Stamboll, Turqi në 2018, kur duhej të mblidhte dokumente martese.

“E vërteta është zbuluar, por nuk mjafton. Princi i Kurorës duhet të dënohet për krimet e tij”, thotë e fejuara e Khashoggi Hatice Cengiz në konferencën për shtyp.

“Ne duhet të luftojmë për drejtësi”, shtoi ajo.

Udhëheqësit botërorë duhet të sigurojnë që Princi i Kurorës të mos pranohet, por që ai të mbajë përgjegjësi dhe t’i nënshtrohet sanksioneve.

Postime të ngjashme

OBSH: Fundi është ende larg! Pandemia, megjithatë, po mbahet nën kontroll

S.B.

Pezullohet vaksina Johnson&Johnson/ Të vaksinuarit pësuan mpiksje të gjakut në SHBA

S.B.

Afganistan, 5 ushtarë të vdekur nga sulmi i talebanëve

S.B.

Suedia ka numrin më të madh të rasteve me Covid-19 për person në Europë

S.B.

Stoltenberg: Rusia të ndalojë menjëherë lëvizjet e trupave drejt Ukrainës

S.B.

Biden: Strategji për sektorin e gjysëm-përçuesve në kuadër të modernizimit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...