Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Princi i Suedisë Carl Philip dhe bashkëshortja e tij, pozitiv me COVID-19

Princi i Suedisë Carl Philip dhe bashkëshortja e tij, princesha Sofia, kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), njoftoi oborri mbretëror suedez.

“Carl Philip, djali 41-vjeçar i mbretit Carl XVI Gustaf dhe mbretëreshës Silvia, dhe Sofia, 35 vjeçe, kanë simptoma të lehta të gripit dhe janë në karantinë në shtëpinë e tyre”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet mbreti, mbretëresha, motra e madhe e princit, Princesha e Kurorës Victoria, dhe burri i saj Princi Daniel do të testohen gjatë ditës.

Suedia ishte një nga të paktat vende që nuk zbatoi masa të rrepta kufizuese dhe përkundrazi, u mbështet në rekomandimet e publikut për të ndaluar përhapjen e virusit. Megjithatë, pas një rritjeje të re të rasteve, vendi njoftoi kufizime.

Mbledhjet publike tani janë të kufizuara në tetë persona dhe shërbimi i pijeve alkoolike është i ndaluar midis orës 22:00 dhe ora 11:00 në gjithë vendin.

Ndërkohë, agjencia shëndetësore ka lejuar autoritetet lokale të vendosin ndalime për vizitat në shtëpitë e pensionistëve.

Udhëzime të përgjithshme më të rrepta janë gjithashtu në fuqi në rajone të ndryshme.

Vendi skandinav deri më tani ka regjistruar 236 355 raste me virusin dhe 6 622 vdekje.

Postime të ngjashme

Pamje si në luftë, tornado goditet Çekinë – disa fshatra janë rrafshuar me tokë, ka edhe viktima

Dafina Vidishiqi

Britaniku 72 vjeç, rezultoi 43 herë pozitiv me coronavirus

Dafina Vidishiqi

“Pasurinë ia la vëllait”/ Biznesmeni i njohur i jep fund jetës me dy plumba, mesazhi që u gjet në makinën e tij

Dafina Vidishiqi

Rreth 300 migrantë mund të kenë vdekur pas përmbytjes së anijes në Jemen

Dafina Vidishiqi

PE miraton rezolutë për të drejtën në abort të sigurt

Dafina Vidishiqi

Ambasadori amerikan kthehet në Moskë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...