Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Princi Philip transferohet në një spital tjetër për të vazhduar mjekimin

Princi Philip është transferuar në një spital tjetër të Londrës për të vazhduar trajtimin për një infeksion, njoftoi të hënën Pallati Buckingham.

99 vjeçari u transferua nga spitali i Mbretit Edward VII në spitalin St Bartholomew.

Barts Health NHS Trust është qendra më e madhe e specializuar kardiovaskulare në Evropë, tha Shërbimi Kombëtar i Shëndetit.

Përveç trajtimit për një infeksion të paspecifikuar, burri i Mbretëreshës Elizabeta II, gjithashtu do t’i nënshtrohet testimit dhe vëzhgimit për një gjendje të mëparshme të zemrës.

Philip u shtrua në spitalin privat të Mbretit Edward VII muajin e kaluar pasi ishte ndjerë i sëmurë.

Pallati thotë se tani ‘është i qetë dhe po i përgjigjet trajtimit por pritet të qëndrojë në spital deri të paktën në fund të javës’.

Sëmundja e Philip nuk besohet të ketë lidhje me COVID-19. Si ai ashtu edhe Mbretëresha, 94 vjeçare, kanë marrë një dozë të parë të vaksinës për coronavirus në fillim të janarit.

Philip, i cili u tërhoq nga detyrat mbretërore në 2017, rrallë shfaqet në publik.

Gjatë bllokimit të coronavirusit në Angli, Philip, i njohur gjithashtu si Duka i Edinburgh, ka qëndruar në kështjellën Windsor, në perëndim të Londrës, me mbretëreshën.

Postime të ngjashme

Obligimet familjare e detyrojnë yllin Angelina Jolie ta lërë pas regjinë

S.B.

Bebe Rexha duket e mrekullueshme në kopertinën e “L’Officiel India”

S.B.

Rita Ora viziton lojtarët e ragbit në Sydney, përqafohet dhe bën fotografi me ta

S.B.

Rihanna bëhet “fqinj” me veten, blen shtëpi 10 milionë dollarëshe ngjitur me shtëpinë e saj aktuale

S.B.

Familja që la gjithçka për të udhëtuar nëpër botë me një furgon: Nuk është punë të punosh një vit të tërë për dhjetë ditë pushime

S.B.

Princi Harry kthehet në ShBA pas varrimit të Princit Philip, mosmarrëveshjet familjare vazhdojnë të mbesin të pazgjidhura

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...