Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Princi Saudit do të ndërtojë superqytetin ‘më të avancuar në botë, nga hiçi

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman ka miratuar ndërtimin e një qyteti të ri të quajtur “më i avancuari në botë”, një një projekt 400 miliardë dollarësh.

Neom është emri i propozuar për qytetin ndër-kufitar që do të ndërtohet në provincën Tabuk në veriperëndim të Arabisë Saudite.

Vizioni për qytetin e ri të ngritur nga hiçi, mbështetet nga zv. kryeministri i vendit, Princi bin Salman, i cili mban shumë funksione të tjera në qeveri dhe konsiderohet si pushteti i vërtetë në vend, prapa fronit të babait të tij, mbretit Salman.

Planet e tij u njoftuan në konferecën e investimeve në kryeqytetin saudit Riad vitin e kaluar, me qëllim “përfshirjen e teknologjive të reja te inteligjences qytetare” në mënyrë që vendi të funksionojë edhe si një destinacion turistik.

Vendndodhja e Neom është pranë detit të Kuq, në ngushticën e Tiran, në kufi me Egjiptin, Izraelin e Jordaninë dhe pritet të kompletohet në 2025.

Në një përshkrim të projektit të ri thuhet: “Vendi do të jetë një Zonë Speciale Ekonomike, që do të thotë se gjendet brenda kufijve të vendit, por ka ligje të ndryshme nga pjesa tjetër e tij”.

“Në këto variancione të ligjeve dhe politikave përfshihen investimet, mënyra e taksimit, tipi i doganave dhe rregullatorët e tregut të punës, të cilat do të përpiqen të inkurajojnë biznesin, për një krijim të qëndrueshëm e të shëndetshëm të stabilimentit të ri”.

“Dhjetra vende në botë kanë zona speciale ekonomike, duke përfshirë Kinën, Meksikën, Greqinë, Indinë, Poloninë apo të tjerë”.

“Arabia Saudite po kërkon të krijojë zonën e saj të suksesshme speciale ekonomike në qytetin e ri Neom.”

Iniciative vjen në kuadër të planit vizionar të vendit Vision 2030, ku kërkohet reduktimi varësisë nga karburantet fosile, diversifikmi i ekonomisë dhe zhvillimi i sektorëve të shërbimit publik.

Në prezantim shpjegohet: “Gjatë viteve, çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm dhe kjo dëmton varësinë te karburantet për vende si Arabia Saudite”.

”Automjetet me naftë e benzinë po zhvendosen drejt atyre hibride ose tërësisht elektrike, duke ulur kërkesën totale për naftë”.

“Gjithashtu SHBA ka nisur një prodhim të shumëfishuar të naftës vitet e fundit duke arritur shifra rekord në 2018.”

“Princi Mohammed bin Salman njofton se mega-qyteti Neom do të jetë hapi i parë i distancimit nga kjo varësi”.

Autoritetet shtojnë se rajoni i zgjedhur për qytetin ka klimë relativisht të butë në krahasim me shumicën e Arabisë Saudite.

“Emri Neom do të thotë ‘E ardhme e re’ dhe vjen nga fjalë të dy gjuhëve të ndryshme”.

“E para është fjala greke Neo që do të thotë e re, dhe e dyta ‘M’ simbolizon fjalën arabe Mostaqbal, që do të thotë e ardhme.

“Neom do të jetë një qytet masiv, më shumë se 10,000 milje katrorë, rreth 30 herë më i madh se New York City e pak më i vogël se shteti  Massachusetts.

“I vendosur në cepin veriperëndimor të Arabisë Saudite, qyteti do të lidhe tre kontinente, Afrikën, Azinë dhe Evropën, duke u kthyer në një qendër globale. Në të ardhmen aprashikohet se rreth 70 për qind e popullatës së botës do të mund të arrijë në Neom në më pak se tetë orë”.

Vendndodhja e Neom është pranë detit të Kuq, në ngushticën e Tiran.

Vizioni për qytetin e ri të ngritur nga hiçi, mbështetet nga zv. kryeministri i vendit, Princi bin Salman, i cili mban shumë funksione të tjera në qeveri dhe konsiderohet si pushteti i vërtetë në vend.

Arabia Saudite kerkon te reduktoje varësinë te karburantet.

Autoritetet shtojnë se rajoni i zgjedhur për qytetin ka klimë relativisht të butë në krahasim me shumicën e Arabisë Saudite.

Neom do të jetë një qytet masiv, më shumë se 10,000 milje katrorë, rreth 30 herë më i madh se New York City.

Postime të ngjashme

“Njeriu i Sharrit”, ekskluzivitete që nuk keni parë më herët

T E

Fëmijëve në Itali as “që u bën përshtypje” shpërthimi i vullkanit, vazhdojnë lojën sikur të mos ndodhte asgjë

S.B.

Asteroidi kalon pranë Tokës, mund të godasë planetin tonë, ja paralajmerimi i i forte

T E

Zogu më i moshuar i botës, çel vezën në moshën 70-vjeçare

S.B.

A mendoni se kufjet e telefonit tuaj celular janë të pastër? Shikoni ato me zoom

S.B.

Zbulohen tunele misterioze në Uells

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...