Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Princi William e akuzon Princin Harry se ka vënë famën përpara familjes pas intervistës së bujshme me Oprah Winfrey

Marrëdhënia e fortë e Princit William dhe Princit Harry dyshohet se mori një kthesë pas intervistës bombastike të Dukës dhe Dukeshës së Sussex me Oprah Winfrey.

“Biseda që Harry dhe William patën pas intervistës së madhe nuk përfundoi mirë”, tha një burim i brendshëm për Us Weekly të mërkurën. “William ndjen se Harry është bërë shumë i madh për këpucët e tij që nga zhvendosja në Kaliforni – që kur suksesi dhe Hollywood-i i shkuan në kokë”.

“Ai tashmë është akuzuar (Harry) për vënien e famës para familjes pas intervistës së madhe”, pohoi gjithashtu burimi.

Gjatë emisionit dy orësh që u transmetua më 7 mars, Harry, 36 vjeçar, zbuloi se marrëdhëniet e tij me babanë, Princin Charles, 72 vjeç, si dhe vëllanë e tij të madh, 38 vjeçar, ishin shkëputur.

William është i dyti në fron pas Charles.

Meghan Markle, 39 vjeçe, në anën tjetër deklaroi se ndjehej shumë e izoluar brenda familjes mbretërore saqë kishte menduar edhe të kryente vetëvrasje.

Dukesha po ashtu pretendoi se një anëtar i familjes kishte ‘shqetësime’ në atë se si do të jetë lëkura e fëmija së saj akoma pa lindur.

Pas transmetimit të intervistës, William ishte ndër të parët që reagoi në lidhje me ato që u thanë kundrejt familjes mbretërore.

“Ne nuk jemi familje raciste”, kishte thënë ai.

Harry dhe Meghan u larguan nga jeta mbretërore gjatë vitit të kaluar.

Postime të ngjashme

Jennifer Lopez publikon fotografi pa unazën 1 milion dollarëshe të fejesës

S.B.

Kida me imazhe të tjera tërheqëse nga pushimet në Dubai

S.B.

Beyonce dhe Jay-Z në një udhëtim romantik në Las Vegas për përvjetorin e 13-të të martesës

S.B.

Besnik Krapi me dedikim emocional për Jonidën në ditëlindjen e 35-të

S.B.

Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip

S.B.

Shkenda Dubova dhe Riki sjellin projektin e ri “Si dikur”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...