Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Princi William inkurajon qytetarët britanikë të marrin vaksinën antiCOVID

Princi William shpreson që gjyshja e tij, Mbretëresha Elizabeth II, të marrë vaksinën antiCOVID në mënyrë që të ndihmojë në shuarjen e pasigurisë së njerëzve britanikë.

Një zëdhënës i Pallatit Buckingham konfirmoi në fillim të këtij muaji se Mbretëresha, 94 vjeçe, dhe burri i saj, Princi Philip, 99 vjeç, morën një vaksinë në përpjekje për të ndaluar kontraktimin e COVID-19, por edhe ‘për të parandaluar pasaktësitë dhe spekulimet e mëtejshme’.

I dyti në radhë të fronit foli për gjyshërit e tij, Mbretëreshën Elizabeth dhe Princin Philip, gjatë një thirrjeje me stafin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar. Mjekët i thanë atij se disa njerëz po hezitojnë të marrin ndonjë nga vaksinat e coronavirusit.

“Gjyshërit e mi kanë bërë vaksinën dhe unë jam shumë krenar për ta që e bënë këtë”, tha ai. “Është me të vërtetë e rëndësishme që të gjithë të marrin vaksinën kur u thuhet”.

Vaksinimi i tyre është bërë me qëllim për t’i dhënë fund spekulimeve në lidhje me vaksinën pasi të gjithë mbi moshën 70 vjeç janë të obliguar të marrin atë deri nga mesi i shkurtit.

Ashtu si në SHBA, autoritetet britanike e kanë bërë vaksinimin e njerëzve nisur nga të moshuarit, sepse ata janë më të rrezikuar të vdesin nga COVID-19.

Prillin e kaluar, djali i mbretëreshës, Princi Charles, konfirmoi se ai kishte kontraktuar COVID-19.

Princi i Uellsit dhe gruaja e tij, Camilla Parker Bowles, u izoluan në Skoci, ku edhe u shëruan. U raportua muaj më vonë se Princi William gjithashtu u infektua me coronavirus.

Postime të ngjashme

Jennifer Lopez publikon fotografi pa unazën 1 milion dollarëshe të fejesës

S.B.

Kida me imazhe të tjera tërheqëse nga pushimet në Dubai

S.B.

Beyonce dhe Jay-Z në një udhëtim romantik në Las Vegas për përvjetorin e 13-të të martesës

S.B.

Besnik Krapi me dedikim emocional për Jonidën në ditëlindjen e 35-të

S.B.

Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip

S.B.

Shkenda Dubova dhe Riki sjellin projektin e ri “Si dikur”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...