Prindër, ndëshkoni veprimin dhe jo fëmijën!

Prindër ndëshkoni veprimin dhe jo fëmijën. Prindër tregojini fëmijës se cili ishte veprimi, që u bë shkak të merte këtë dënim.
Dënimi duhet ta bëjë fëmijën të mendojë dhe jo të ndihet i keq e të ngecet në ujrat e dyshimit. Tmerri i dyshimit, është shumë i njohur dhe i studiuar. Dëmi i tij është i pallogaritshëm në fëmijëri, pasi fëmija nuk ka fjalorin e duhur për ta shprehur atë që ndjen. Ngjarja memorizohet si “shija” e ndjesisë, por e pa emërtuar. Kjo është arësyeja që kur rritemi, nuk kuptojmë pse na shpërthen një ndjesi inati që nuk dimë ta kontrollojmë, por as dhe e kuptojmë arësyen, pasi ngjarja konkrete, e vetme, nuk mund të provokojë një shpërthim të tillë nervozizmi. Jo më kot specialistët insistojnë, që fëmijës i duhet treguar dhe folur, për çdo gjë, që do ti ndodhë. Nuk duhet lënë nën trysninë e fantazisë së manipuluar nga tmerri i dyshimit, se ai është i keq, çfar ka bërë?, çfar do ti ndodhë?, pse ishte kaq e keqe ajo që bëri? e me rradhë…..
Mos e harroni, fëmija po rritet, dhe shumë veprime edhe pse mund të bëhen me qëllim, nuk janë për të bërë keq, por për të tërhequr vëmëndjen, se është keq.

 

Related posts

Fëmijët tmerrohen pasi prindërit ftuan ‘këmbëmadhin’ në ditëlindjen e vajzës

D V

Mijëra njerëz nuk e dinë përgjigjen e saktë, kush ka përparësi në këtë kryqëzim

D V

Ja zakonet që na bëjnë të dukemi më të vjetër se sa jemi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com