Shqipëri

Prindërit e 31-vjeçarit që kërcënoi me vetëvrasje: Në depresion se iku nusja me vajzën

Zhurnal Ads

Nëna e 31-vjeçarit që tentoi të vriste veten në shtëpinë e vjehrrit, Sabire Meta, pohon se djali i saj, Eltoni, ka qenë i rënduar psikologjikisht për shkak se nusja ishte larguar nga banesa së bashku me vajzën 1 vjeç e gjysmë.

Sipas Sabire Metës, Eltoni ka bërë fillimisht denoncim në polici dhe pastaj ka ndërmarrë hapin ekstrem.

“Djali kaloi në depresion prej nuses, se ajo sillej shumë keq me të. E morëm  të vogël, të nesërmen më thoshte “jam bërë pishman”. Iku nga shtëpia, mori dhe vajzën e mitur, 1 vjeç e gjysmë. E mora në telefon, i thashë “O Ina, pse e bëre këtë?”, dhe më tha se nuk e donte më djalin tim. E pashë që shkruante në telefon por nuk e dija se po na e punonte”, thotë Sabire Meta.

“Ajo i mbyllte telefonin dhe djali nuk shihte dot vajzën e vogël. Djali e ka denoncuar. Nuk e ka ndihmuar njeri dhe ai iku në mënyrë të paditur. E marrim në telefon dhe ai thotë se është në malin e Tomorit keq. I them hajde se do ta zgjidhim. Pastaj erdhi policia në shtëpi dhe na tha se nuk e kemi mirë djalin”, vijon ajo.

Ndërkohë, babi i 31-vjeçarit, Bashkim Meta, pretendon se i biri ka kaluar në depresion nga xhelozia e skajshme e gruas. Ai shton se Eltoni nuk kishte armë dhe se automatikun e bleu pak para se të shkonte tek shtëpia e vjehrrit. Sipas Bashkim Metës, i biri kërcënoi me vetëvrasje pikërisht për shkak se kërkonte të shihte vajzën.

Dje janë dashur pesë orë negociata dhe përpjekje nga ana e policisë me Elton Metën, që ky i fundit të lëshonte automatikun dhe të mos vetëvritej. Në ndihmë të grupit negociator u bashkua edhe motra e tij.

Postime të ngjashme

Denoncimi i fortë i mjekut: Vdiqën 12 persona, por u raportuan vetëm 5

S.B.

Vritet me armë zjarri ndërtuesi në Himarë

admin

7 emigrantë në makinë, policia arreston dy të rinj

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...