Prioritetet e BE-së dhe politikat e zgjerimit në fokusin e takimit të Dimitrovit me senatorët francezë

Shkup, 13 shtator – Prioritetet e agjendës së BE-së për periudhën e ardhshme, politikat e zgjerimit dhe mbështetja franceze në përpjekjet për miratimin e kornizës negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në që duhet ta pasqyrojë metodologjinë e re për bisedime për anëtarësim, e iniciuar nga Franca, ishin në fokusin e bisedimeve të cilat sot i ka pasur zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov me një delegacion të Senatit francez.

 

Vizita e delegacionit francez është në kontekst të përgatitjeve të presidencës franceze me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministri Dimitrov, siç njoftuan nga Kabineti i tij, ka folur edhe për reformat thelbësore për transmetimin e vlerave evropiane në kuadër të “Agjenda: Evropa në vend” dhe ka theksuar se dominimi i çështjeve bilaterale në proces është në kundërshtim me parimet e metodologjisë së re intenca e së cilës është përforcimi i besimit të perspektivës evropiane për rajonin.

“Maqedonia e Veriut përfaqëson shembullin më të mirë që të sigurojë depërtim në rajon, shembull i cili do të dëshmojë se procesi i negociatave mund të ketë sukses me të vërtetë dhe do ta përforcojë fuqinë transformuese të Unionit. Dëshmuam se jemi të gatshëm për sfida evropiane të cilat nënkuptojnë garë në përmbushjen e standardeve për sundimin e drejtësisë, institucione demokratike dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe mund t’i përmbushim të gjitha kushtet derisa janë në frymën evropiane për çka mbështetja franceze është shumë e rëndësishme për ne. Vlefshmëria e  suksesit të arritur është i rëndësishëm para së gjithash për qytetarët e këtij rajoni, veçanërisht të rinjtë të cilët fillimin e procesit të anëtarësimit shohin dritën e gjelbër për të ardhmen e tyre evropiane”, ka theksuar Dimitrovi.

Senatorët francezë, siç bëhet e ditur në kumtesë, e përshëndetën përparimin në fushat kryesore të reformës me një fokus të veçantë në grupin “Themelet” dhe kontributin në stabilitetin rajonal dhe evropian, duke theksuar se Maqedonia e Veriut është një partner i besueshëm i Francës dhe BE-së kur bëhet fjalë për evropianizimin e rajonit dhe adresimin e përbashkët të sfidave globale. Në emër të Senatit francez, ata shprehën mbështetje të fortë për zbatimin e vendimit të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut, që do të thotë operacionalizim i metodologjisë së re për negociatat e pranimit, por edhe mundësinë e afrimit të popujve miq të dy shteteve.

Bashkëbiseduesit folën edhe për bashkëpunimin ndërparlamentar, duke nënvizuar rëndësinë e transmetimit të njohurive dhe përvojave franceze për përforcimin e kapaciteteve demokratike dhe besimin e qytetarëve. Njëherësh, është folur edhe për praninë ekonomike franceze në shtet dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në atë plan.

Në përbërje të delegacionit francez janë Marta De Sidrak – kryetare e grupit për miqësi ndërparlamentare Francë – Ballkani Perëndimor, Arno Bazen – kryetar i grupit për miqësi Francë – Maqedonia e Veriut, Vensan Seguen – kryetar i grupit për miqësi me Malin e Zi, Mikell Vale – kryetar i grupit për miqësi me Serbinë dhe Giom Renodino, sekretar i grupit për miqësie Francë – Ballkani Perëndimor. 

Related posts

Gostivar, 10 persona nuk respektojnë vendimin për izolim

Redaksia

Stojanovska: Ka më shumë arsye për interpelancën ndaj Xhaferit

D V

Kazermat në Petrovec dhe Kumanovë do të kalojnë në ngrohje me gaz natyror

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More