Agjencia Zhurnal.mk

Prioritetet e presidencës kroate me BE-në para Komisionit për çështje evropiane

Shkup, 27 janar – Zhurnal.mk – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajnë seanca komisionet për çështje evropiane, për mbrojtje dhe siguri, për transport, lidhje dhe ekologji dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.

Në Komisionin për çështje evropiane, ambasadorja e Kroacisë, Nives Tiganj do t’i prezantojë Programin dhe Prioritetet për punën e Presidencës kroate me Këshillin e BE-së, në periudhën janar-qershor të vitit 2020.

Në rend dite të Komisionit për mbrojtje janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për siguri në qarkullim të rrugëve dhe ndryshimet e Ligjit për tubime publike, që të dyja në lexim të dytë.

Propozim-ligjin për planifikim urbanistik, në lexim të dytë do ta shqyrtojë Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...