Shkup, 25 janar – Ambasadorja e Suedisë në vendin tonë Kristin Forsgren Bengston sot i prezantoi programin dhe prioritetet e Stokholmit për OSBE-në për vitin 2021, që ishin prezantuar nga kryesuesi aktual, ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, An Linde në Vjenë më 14 janar, njoftoi Ambasada suedeze në Shkup.
Gjatë gjithë vitit, siç theksohet në kumtesë, në kuadër të kryesimit të saj, Suedia do të udhëhiqet nga disa prioritete, siç janë mbrojtja e rendit evropian të sigurisë, zgjidhja e konflikteve afatgjate dhe përforcimi i demokracisë dhe barazisë gjinore.
“Në kuadër të kryesimit me OSBE-në, Suedia do të përqendrohet në parimet dhe obligimet e përbashkëta, njëherësh akti i përfunduar i Helsinkit dhe Konventa e Parisit për Evropë të re, të cilat e përbëjnë bazën e rendit evropian të sigurisë. Ato përmbajnë elemente të nevojshme për zgjidhjen e konflikteve dhe për shmangien e krizave të ardhshme. Respektimi i këtyre obligimeve është përgjegjësi e përbashkët dhe është në interes të të gjitha vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së”, tha ambasadorja Forsgren Bengston.
Shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja deklaroi se puna e Misionit në mbështetjen e procesit të reformave në Maqedoninë e Veriut, në sferat me prioritet siç janë sundimi i drejtësisë, kultivimi i kohezionit social, lufta kundër korrupsionit, liria e mediave dhe barazia gjinore, janë tërësisht në përputhje me prioritetet e kryesimit suedez me Organizatën. (Zhurnal.mk)