Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Prioriteti i Qeverisë është ulja e papunësisë, paga më të larta dhe standard më i mirë jetësor

Zhurnal Ads

Shkup, 11 shtator – Zhurnal.mk – Ulja e papunësisë për tre për qind në vit, stimulimi i rritjes së pagave, luftimi për çdo vend pune, vazhdimi i subvencionimit të kontributeve për ndërmarrjet dhe i masave aktive të punësimit, mbështetja e punësimit të të rinjve, janë vetëm pjesë e masave që Qeveria planifikon t’i zbatojë në këtë mandat në drejtim të përmirësimit të standardit të jetesës së qytetarëve.

Qëllimi i Qeverisë në këtë mandat është të arrijë të ulë papunësinë për 3 për qind në vit. Gjatë krizës së shkaktuar nga KOVID-19, thonë nga Qeveria, do të luftojmë për çdo vend punë duke siguruar 2 miliardë denarë çdo vit për masa aktive për të mbështetur punësimin dhe vetëpunësimin, duke mbështetur sektorët më të prekur nga kriza e shkaktuar nga epidemia përmes mbështetjes për ruajtjen e vendeve të punës, si dhe vazhdimin e subvencionimit të kontributeve për kompanitë që do t’i rrisin pagat e punonjësve të tyre nga 600 deri në 6.000 denarë.

Do të rregullohet puna sezonale, në drejtim të rritjes së periudhës së punës sezonale, si dhe lirisë më të madhe kontraktuale, gjegjësisht mundësia që punëdhënësi të paguajë kontribute ose kompensim për punëtorët sezonalë në periudhën jo-sezonale.

“Do të vendosim vauçer-sistem për pagimin e kontributeve shoqërore për punëtorët sezonalë, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e ekonomisë gri dhe në mbrojtjen e atyre “punonjësve të padukshëm” që bëjnë punë, dhe nuk mund të arrijnë ndonjë përfitim ose ndonjë mbrojtje ligjore”, thuhet në programin e Qeverisë për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Në sektorin publik do të shfuqizohet mundësia për punë pas moshës 64 vjeçare, me përjashtim të kuadrit deficitar (siç janë punonjësit e shëndetësisë dhe kuadri i pedagogëve në Universitet).

Në këtë mënyrë, sipas Qeverisë, do të hapen më shumë mundësi për të rinjtë për të punuar në sektorin publik, por edhe për të zvogëluar administratën në departamentet ku nuk ka nevojë për të mbajtur vendin e punës,

Gjithashtu është planifikuar të ofrohet koncepti i orarit fleksibël të punës për të premten dhe mundësia për të zvogëluar numrin e orëve të punës gjatë javës në mënyrë që të sigurohet një ekuilibër më i madh midis jetës profesionale dhe asaj familjare.

Qeveria me masat dhe aktivitetet e planifikuara në mandatin e ri dëshiron të rikthejë besimin e të rinjve në një të ardhme të sigurt në vendin tonë, për shkak të së cilës paralajmërohet zhvillim i politikave të targetuara për rritjen e punësimit të tyre

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kosova nuk vendos teste PCR për Maqedoninë e Veriut përkundër rasteve të shumta

T E

Ekspertët: Raporti për RMV do të jetë pozitiv me rekomandim të qartë për fillimin e negociatave

E.E.

Xhambaski e vlerëson si të ‘varfër’ deklaratën e Zaev se Maqedonia nuk ka pretendime teritoriale ndaj Bullgarisë

admin

Maqedonia e Veriut nuk ka pengesa dhe masa për hyrje

E.E.

Qytetarët e RMV të parët në rajon dhe Evropë për pirje të duhanit

E.E.

Editorial: Çmimi i duhanit i ulët – qeveria të ndryshojë modelin e blerjes dhe subvencioneve

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...