Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Prishtina International Theater Festival mbyll edicionin e katërt, çmimi kryesor i festivalit shkon në Kroaci

Në një ceremoni solemne të organizuar në Kolegjin AAB, për ndarjen e çmimeve për fituesit, u mbyll edicionin i katërt i Prishtina International Theater Festival 2020 (PITF 2020) Prishtinë, 24 dhjetor 2020 – Ndonëse në kushte të jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë Covid-19, Prishtina International Theater Festival, mbrëmë ka mbyllur edicionin e tij të katërt. Në këtë edicion të festivalit, i cili zgjati nga datat 19-23 dhjetor 2020, u dhanë katër shfaqje në programin konkurrues, me pjesëmarren e trupave profesioniste teatrale nga Bullgaria, Kroacia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa pjesë e festivalit ishte edhe shfaqja mysafire “Bretkosa” prodhim i Teatrit AAB. Juria profesionale e PITF 2020 në përbërje të: Donat Qosja, aktor nga Kosova; Arbënesha Grabovci – Nixha, aktore nga Kosova dhe Adem Karaga, aktor nga Maqedonia e Veriut, vendosi që çmimi kryesor i festivalit, Aktori më i mirë, t’ i takojë aktores nga Kroacia, Ecija Ojdanić, për rolin e saj në shfaqjen “Vla-vla-Vlajland”. Çmimi për rolin më të mirë dytësor, iu nda aktorit nga Kosova, Valmir Krasniqi, për rolin e tij në shfaqjen “Allo, allo”, prodhim i Teatrit “Hadi Shehu” nga Gjakova; Çmimi për regjinë më të mirë, i takoi regjisorit kroat Ivan Leo Lemo, për shfaqjen “Vla-vla-Vlajland”; Sipas vlerësimit të jurisë profesionale, shfaqja më e mirë e festivalit u vlerësua shfaqja “Allo, allo”, e Teatrit të Gjakovës. PITF2020, ka ndarë edhe dy çmime për shfaqjen më të mirë të festivalit sipas vlerësimit të Jurisë së studentëve të Kolegjit AAB dhe Jurisë së medias. Çmimin për shfaqjen më të mirë të edicionit të katërt të PITF2020, sipas gjykimit të studentëve e mori shfaqja “Possible Worlds”, prodhim i Teatrit Nacional të Shtipit nga Maqedonia e Veriut. Ndërsa Juria e Medias, si shfaqjen më të mirë të festivalit e vlerësoi shfaqjen nga Kosova “Allo, allo”, të cilën e solli trupa e Teatrit “Hadi Shehu” nga Gjakova. Kujtomë se PITF (Prishtina International Theater Festival) është i vetmi festival në vend me karakter ndërkombëtar, i cili organizohet nga Teatri AAB “Faruk Begolli” në Prishtinë.

Postime të ngjashme

Martohet miliarderja MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazonit

S.B.

Dolce & Gabbana kërkon 600 milionë dollarë nga dy blogerë amerikanë

S.B.

Adelina Emini i kushton këngë të ëmës për 8 Mars

S.B.

Genta Ismajli dhe Fero së shpejti sjellin këngën e re

S.B.

Zbulohen emrat e artistëve pjesëmarrës në “Kënga Magjike 2021”

S.B.

Meghan Markle dhe Princi Harry zbulojnë se janë në pritje të një vajze

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...