Agjencia Zhurnal.mk

Prishtina mbulohet nga tymi i Obiliqit

Ndotja e ajrit konsiderohet rrezik potencial për shëndetin, sidomos për njerëzit me sëmundje kronike, ndër të cilët hyjnë edhe fëmijët. Ajri në Kosovë më së shumti ndotet nga termocentralet (Kosova A dhe B e Obiliqit.

Kjo pamje e njërit nga termocentralet në Obiliq, që shihet nga lagjet e Prishtinës, tregon më së miri gjendjen e ajrit që kosovarët e thithin.

Ajri në Prishtinë aktualisht konsiderohet të jetë i cilësisë mesatare. 

Udhëheqësja e zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Ardita Tahirukaj, vitin e kaluar kishte treguar se ndotja e ajrit është në një nivel shqetësimi evropian. 

“Ndotja e ajrit në Kosovë vlerësohet se çdo vit shkakton 835 vdekje të parakohshme, 310 raste të reja të bronkitit kronik, 600 pranime spitalore dhe 11,600 vizita emergjente”, ka treguar ajo.

Mjediset më të ndotura në Kosovë, sidomos për kah cilësia e dobët e ajrit, vlerësohet se janë Prishtina, zona e Obiliqit, Drenasi dhe Mitrovica.

“Termocentralet e KEK[ut (Kosova A dhe B në Obiliq) konsiderohen si burimet kryesore të ndotjes së ajrit, megjithëse përveç emetimeve nga termocentralet, shfrytëzimin joracional të energjisë nga amvisëritë, djegia e thëngjillit dhe druve për ngrohje individuale, si dhe transporti dhe industria, e po ashtu edhe menaxhimi joadekuat i mbeturinave, janë kontribuues në ndotjen e ajrit”, ka thënë Tahirukaj për REL.

Në Raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara thuhet se ajri i pastër që është nevoja më themelore, tashmë është shndërruar në një luks në shumë vende të botës. Aty thuhet se zbatimi i këtij projekti për ajrin e pastër, do të kushtojë 300-600 miliardë dollarë në vit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...