Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Pas ndihmës 26 milionëshe nga BE’ja, ambasadori gjerman bën thirrje të kalohet Rimëkëmbja

Prishtinë, 20 nëntor, Zhurnal-ks – Pas ndihmës 26 milionëshe nga BE’ja, ambasadori gjerman bën thirrje të kalohet Rimëkëmbja

Bashkimi Evropian përmes zyrës së saj në Kosovë ka ndarë 26.5 milionë euro për të ndihmuar Kosovën në përballjen me pandeminë COVID-19. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shkruar në Twitter se ky është lajm i mirë për Kosovën, dhe tani qeveria duhet të sigurojë shumicën që të kalohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Lajme te mira! BE’ja vazhdojnë të bëjnë atë që e flasin duke mbështetur partnerin tonë të besuar Kosovën me kontribute të konsiderueshme financiare në luftën kundër pandemisë. Do të ishte gjithashtu mirë nëse Qeveria së shpejti do të mblidhte shumicën për të miratuar më në fund Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike”, ka shkruar ambasadori gjerman. Pagesa e parë prej 20.5 milionësh pritet që përpara fundit të këtij viti, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Postime të ngjashme

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...