Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Priten zhvillime të martën: Borrell takon në mëngjes Kurtin e Vuçiqin, e pasdite Bidenin

Të martën në Bruksel do të mbahet takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Mediat serbe raportojnë se nëse është e nevojshme dhe nëse eventualisht ka komplikime, shefi i diplomacisë së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell do të konsultohet me presidentin amerikan, Joe Biden.

Siç raporton “Tanjug” duke iu referuar burimeve në Bruksel, nëse shfaqet nevoja për çfarëdo arsye eventuale gjatë takimit të së martës, Borrell do ta thërras menjëherë presidentin Biden.

Ky medium raporton se takimi Kurti-Vuçiq zhvillohet të martën në orën 8:30 të mëngjesit, dhe ndërmjetësohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell.

Borrell më pas siç raporton “Tanjug” të njëjtën ditë më vonë do ta takojë presidentin amerikan, Joe Biden.

Postime të ngjashme

Anton Quni, kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Dafina Vidishiqi

Osmani viziton kampin e KFOR-it “Villaggio Italia”

Dafina Vidishiqi

Gjyqtari Kreshnik Radoniqi emërohet për kryesues të ri të KQZ-së

Dafina Vidishiqi

Më 15 qershor hapen sallat e dasmave

Dafina Vidishiqi

Hamiti për shkarkimin e Dakës: Osmani po rreshtohet me partinë në pushtet, nuk po e respekton Kushtetutën

Dafina Vidishiqi

Avokati Berisha reagon kundër dënimit të Haki Rugovës: Vendimi nuk ka mbështetje në ligj

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...