Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pritet pëlqim nga “Fajzer”, vaksinat nga Serbia mund të arrijnë më shpejtë

Shkup, 24 janar – Kryeministri Zoran Zaev thotë se vaksinat të cilat shteti do ti siguroje nga Serbia mund të arrijnë më shpejtë në vend për dallim prej vaksinave tjera që kemi porositur, shkruan 360 shkallë.

“Në mëngjes përsëri komunikova me kryeministren Brnabiç. Një kërkesë e dytë I është dërguar “Fajzer” në New York për të dhënë pëlqim që të mund vaksinat të dalin nga Serbia. Ne si Qeveri gjithashtu kem intervenuar përmes Ministrisë së Shëndetësisë. Besoj se kjo do të miratohet” tha Zaev.

Ai foli edhe për mënyra tjera të sigurimit të vaksinës, si dhe potencoi se në mesin apo në gjysmën e dytë të shkurtit, pritet të arrijnë në vend vaksinat e para të cilat Maqedonia e Veriut ka siguruar me kontratë drejtpërdrejt me “Fajzer”. Së pari, duhet të arrijnë 5,850, ndërsa më tutje do të ketë 14,500 vaksina. Gjithsej, nga kontrata e drejtpërdrejtë me kompaninë duhet të marrim 800,000 doza.

“Përveç sistemi Kovaks të cilin e presim deri në fund të javës të kenë përgjigje precize dhe drejtpërdrejt nga kur ti presim vaksinat, pres që këtë javë edhe nga Komisioni Evropian diçka të ne në lidhje me ndarjen solidare të një sasie vaksinash” shtoi Zaev.

Postime të ngjashme

Zhurnal mëson / Afaristi i mirënjohur, Argëtim Saliu kandidat për kryetar komune i koalicionit ASH – AAA për Strugë?

Bexhet Musliu

Bilall Kasami dhe gjithë funksionarët e Lëvizjes Besa bëjnë thirrje për Regjistrim të popullatës

T E

“Shtetësia”, janë paraqitur rreth 1 000 persona

T E

Hoxha: Deri më 31 mars do të prolongohet afati për blerjen e edhe 1.500 tonë duhan

Bexhet Musliu

Izraeli lider në botë, Serbia ndër të parat, ja në cilat vende kryesojnë me programet e imunizimit

T E

Arrestohen dy shtetas britanez në aeroportin e Shkupit me test PCR të falsifikuar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...