Agjencia Zhurnal.mk.

Pritet raporti i ekipit të ekspertëve për origjinën e virusit Covid-19

Një ekip i pavarur ekspertësh për të studiuar origjinën e virusit Covid-19, po punon për një raport përmbledhës që pritet të publikohet javën e ardhshme, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shefi i OBSH-së tha se ekipi ka përfunduar udhëtimin e tij në Kinë dhe raporti i tyre i plotë përfundimtar do të publikohet së shpejti.

“Ky ka qenë një ushtrim shumë i rëndësishëm shkencor në rrethana shumë të vështira. Ne shpresojmë të marrim të dy raportet, të cilat do të lëshohen publikisht”, -tha ai.

Ekipi ndërkombëtar, pasi ka përfunduar punën në Wuhan të Kinës në fillim të kësaj jave, përfshin ekspertë nga Australia, Danimarka, Gjermania, Japonia, Hollanda, Katari, Rusia, Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Vietnami, sipas shefit të OBSH-së.

Ekipi gjithashtu përfshin ekspertë të OBSH-së dhe ata të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve.

“Duke folur me disa anëtarë të ekipit, dëshiroj të konfirmoj që të gjitha hipotezat mbeten të hapura dhe kërkojnë analiza dhe studime të mëtejshme,” tha Tedros, duke theksuar se disa nga ato punë mund të qëndrojnë jashtë fushës dhe synimit të këtij misioni.

Related posts

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak rus në Krime

Xh M

Zef Berishaj atdhetari që dhuroi 50 mij dollarë për ndërtimin e Kishës në malin e Kakariqit

Xh M

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy