Pritet të bëhet klasifikimi i mbeturinave në të gjitha shkollat e Podujevës

nga D V

Komuna e Podujevës në bashkëpunim me GIZ-in gjerman kanë filluar realizimin e projektit të klasifikimit dhe riciklimit të mbeturinave.

Në kuadër të këtij projekti tashmë është duke u bërë ndarja e mbeturinave në Shkollën “Ibrahim Rugova” në qytet.

“Fillimisht në fokus janë shkollat, në mënyrë që brezi më i ri të mësojë sistemin dhe ta përcjellë atë. Deri në fund të vitit, planifikojmë të kemi ndarjen e mbeturinave në të gjitha shkollat e Podujevës”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Podujevës.
Gjithashtu, njoftohet se riciklimi do të bëhet standard në Podujevë dhe në të gjithë Kosovën, ashtu siç është në BE.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More