Agjencia Zhurnal.mk

Pritet valë e re e virusit korona në vjeshtë, ekziston mundësia për vendosjen e masave të reja restriktive

Shkup, 22 shtator – Vera po mbaron, ndërsa me të edhe periudha stabile të cilën e kemi pasur deri më tani. Rrezikun që e sjell vjeshta paraqet alarm serioz, andaj për mbrojtje nga virusi korona do të sillen edhe masa të reja.

Po bëhen analiza dhe plane për vendosjen e masave të reja eventuale për parandalimin e shpërndarjes së mëtutjeshme të virusit. Strategjia e ministrisë është sjellja e masave që në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikojnë në parandalimin e shpërndarjes së virusit.

Filipçe shtoi se nuk do të lejojë që ata që nuk i respektojnë masat të vendosin në rrezik gjithë të tjerët. Paralajmëroi përforcim të masave dhe kontrolle intensive. Pas analizave të bëra, janë vërtetuar arsyet për rritjen e numrit të të infektuarve.

Në lidhje me restrikcionet, Filipçe thotë se nëse ka, ata do të jenë në nivel lokal, ndërsa shpreson se nuk do të vijmë në situatë për vendosjen e karantinës së plotë ose restrikcioneve në tërë vendin.

Për periudhën e vjeshtës, po rriten kapacitetet e spitaleve dhe kuadro, ndërsa po rritet edhe prezenca e virusit te grup-mosha 30-39 vjeçe.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...