Privohet nga liria motoçiklisti, i cili goditi të miturën në Shkup

nga Xh M

Nëpunësit policorë sot e privuan nga liria J.O. (34) nga Shkupi për shkak se rreth orës 11.30 në rr. “Xhon Kenedi” në Shkup, duke drejtuar motoçikletën ,,piaxho’’ me targa të Shkupit, ka goditur një vajzë 10-vjeçare.

Me automjetin e Ndihmës së shpejtë mjekësore, e mitura është dërguar në kompleksin e klinikave “Nëna Tereza” në Shkup, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, kundër J.O. do të parashtrohet kallëzim përkatës”, kumtuan nga MPB-ja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More