Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Shkup, 18 qershor – Duket, se ka hapa konkret drejt realizimit të projektit të autostradës që do të lidhë Prizrenin dhe Tetovën.

Kjo kuptohet nga një shkrim i zëvendësministrit të Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Hysen Durmishi i cili duke shpërndarë një fotografi në profilin e tij në Facebook, shkruan:

“Kodra mbrapa meje do të depërtohet me tunel. Prizreni e Tetova po bashkohen”, transmeton TV21.

Kodra mbrapa meje do të depërtohet me tunel. Prizreni e Tetova po bashkohen.

Posted by Hysen Durmishi on Thursday, June 17, 2021

Ai gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Prizren, ku siç thotë, kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka e ka njoftuar “për përparimet në këtë projekt”.

Ky projekt ishte premtim i Qeverisë Kurti, ndërkaq, gatishmëri kanë shprehur edhe funksionarë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Në fillim të këtij muaji, TV21 pyeti Ejup Rrustemin, drejtor në Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë” se çka konkretisht u bisedua në takimin që zhvilloi me homologun e tij në Kosovë për rrugën e shumëpremtuar Tetovë-Prizren.

Ai tha, se fillimisht duhet të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi e pastaj të fillojnë procedurat.

“Rruga Tetovë-Prizren është në programin e Qeverisë. Para se gjithash duhet të kemi memorandum për bashkëpunim mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë. Presim që të nënshkruhet memorandumi mes këtyre dy vendeve dhe pastaj të ndajmë pikët e përbashkët që më vonë të fillojmë me projektin fillestar dhe ideor”, tha Rrustemi më 4 qershor 2021.

Postime të ngjashme

Rreth një orë pritet për dalje nga vendi në VK Bogorodicë

D V

“Ballkani i hapur” / Me ftesë të kujt Alexandër Soros erdhi në Shkup në takimin mes Ramës, Zaev dhe Vuçiç ?

R Zh

LSDM: Zgjidhet statusi i 13.000 punëtorëve të falimentuar

D V

Shkarkohet Goran Sugareski, emërohet drejtori i ri i Doganave

D V

Qeveria e rriti ndihmën për qytetarët, agjencitë turistike, klubet e natës dhe restorantet e dasmave

D V

Qeveria e RMV-së shpërblen me dy milionë denarë Dejan Georgievskin për suksesin në lojërat olimpike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...