Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Prizreni e sfidoi coronavirusin me festivalin e këngës

Në organizimin e SHKA “Agimi” në Prizren u mbajtë festivali “Kënga qytetare na bashon në Prizren” ku morën pjesë ansamblet nga Tetova, Presheva, Berati, Ulqini dhe Prizreni. Vendin e parë e zuri SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova

Edhe pse pandemia e ka vështirësuar përtej çdo mase jetën e qytetarëve, prizrenasit nuk ndenjuan që ta mbyllin zemrën dhe të heqin dorë nga Festivali tradicional i këngës popullore “Kënga qytetare na bashkon në Prizren”, që sivjet shënoi edicionin e tretë, në organizimin e SHKA “Agimi”.

Salla e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha”, nën pëkujdesjen e plotë tē zbatimit të masave mbrojtëse nga covid-19, gëzueshëm i priti dashamirët e shumtë tē këngës shqipe dhe mysafirët e ftuar, ndër të cilët edhe Vlora Dumoshi, ministresha e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport të R.Kosovës, e cila me një elokuencë foli për trashigiminë e pasur kulturore të Prizrenit dhe shprehu gëzimin që, në këtë djep vazhdon të ruhet dhe zhvillohet arti i traditës shekullore, që krijohet në të gjitha trevat shqiptare.

Në skenën e festivalit e zhvilluan garën ansamblet muzikore: SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova, QK “Margarita Tutulani” nga Berati, SHKA “Presheva” nga Presheva, Ansambi “Marinarët” nga Ulqini dhe jasht konkurencës SHKA “Agimi” e Prizrenit!

Të gjitha andamblet u prezantuan para publikut art-njohës dhe art-dashes të Prizrenit me tufa të zgjedhura këngësh qytetare, që u u interpretuan nga solistë të talentuar të u shoqëruan nga arkestrat jashtëzakonisht tē kompletuara me instrumenta dhe instrumentalistë të përgatitur mirë, të cilët krijuan atmosferë të ngrohtë muzikore që u përshëndet me duartrokitje frenetike!

Ishte shumë vështirë që të veçoheshin interpretimet më të suksesshme muzikore, mirëpo, duartrokitjet e publikut  posaqërisht ishin të theksuara r

për solistët nga Tetova: Leotrim Zejnullahun me “Këngë për Nënën Terezë”, Elita Ziberi “Shkodra ka plot dashuri” dhe Rozafa Etemi me këngën “Moj e bukura Arbëri”. Nga preshevarët u dalluan: Nefail Ibrahimi me “Ja na erdhi sot pranvera”, Bashkim Halimi “Përse të rrit mamaja ty” dhe Agim Kadriu “Seç po fryn një fllad pranvere. Ndërsa nga ansambi i Beratit shkëlqu veteranja Floresha Debinja, me një potpuri këngësh, Ludmilla Baballeku “Mora përpjetë kalanë” e “Cim cim ca…” dhe dueti Santiljano Berisha-Elver Nuke “Ky Berat vend i bukur”.  Me vlera të zgjedhura mirë ishte edhe programi i ansambit “Margaritarët” nga Ulqini, që me grupin e burrave këndoi këngët: “Pranverë, pranverë”, “Shumë pranvera”, “Dashnin që kam me ty”, “Çile zemrën” dhe “O a ke qenë ndonjiherë e re”.

Garën e ndoqi juria profesionale e përbërë nga Sami Piraj, kritik muzikor,dhe profesorët e muzikës Xheladin Kastrati, të cilët, unanimisht e shpallën fituese të vendit të parë SHKASH “Xheladin Zeqiri” të Tetoves. Vendin e dytë e fituan SHKA “Presheva” dhe Ansambli nga Berati, ndërsa vendin e tretë Ansambli “Marinarët” nga Ulqini.

Frstivali i sivjetëm “Kënga qytetare na bashkon në Prizren”, ishte për çdo lëvdatë, për organizimin e mrekullueshëm, që e sfidoi pandeminë tinzare, duke dëshmuar se, kur nuk mungon vullneti i mirē, nuk ka pengesë që mund të ndaloj vrullin krijues dhe manifestin e forcës njerëzore! SHKA “Agimi” si një feniks po shfaqet gjithmonē, duke mos iu nēnshtruar kohëve të këqia dhe rrethanave të rrezikshme! Festivali i mbajtur më 24 janar 2021, është një dëshmi e re e qëndresës së rëndësishme për historikun e kësaj vatre kulturore-artistike, e cila me punën e pashkēputur 77-vjeçe, e meriton të shpallet vlerë e mbrojtur shtetërore dhe ta gëzoj nderin e merituar, si vlerë e posaçme e trashigimisë sonē shpirtërore!

Postime të ngjashme

“Shqiponjat” marshojnë në Shkup! Qindra motoçikleta vërshojnë rrugët

D V

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Koncert i Inva Mulës dhe Genc Tukiqi sonte në “Verën e Ohrit”

D V

Katër artistë bëhen bashkë për ti kënduar Shkupit

R Zh

Biblioteka e Natyrës, ideja e bukur e të rinjve korçarë për të përqafuar botën e letërsisë

D V

Folk Fest trazoi atmosferën e Shkupit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...