Prizreni nis ndërtimin e “Shtëpisë për Mbrojtjen e Fëmijëve”, vlera mbi 600 mijë euro

nga D. V.
Getting your Trinity Audio player ready...

Autoritetet komunale të Prizrenit kanë vënë gurin themeltar për ndërtimin e “Shtëpisë për Mbrojtjen e Fëmijëve” në Lagjen e Trimave. Sipas tyre realizimi i këtij projekti do të mundësojë ofrimin e strehimit, mbështetjes psikologjike, kujdesit shëndetësor dhe mundësive edukative për fëmijët në nevojë.

Kryetari Shaqir Totaj ka bërë të ditur se nisja e ndërtimit të kësaj shtëpie është dëshmi e përkushtimit të qeverisë komunale për fëmijët.

“Nuk është vetëm një projekt, një ndërtesë, por është një përkushtim i qeverisë lokale për fëmijët, sepse ata janë e ardhmja, perspektiva jonë. Me iniciativën e faktorëve relevantë që e kanë identifikuar nevojën Komuna e Prizrenit e ka planifikuar në buxhet dhe ka filluar punën për ndërtimin e shtëpisë për përkujdesje ndaj fëmijëve, me vlerë mbi 600 mijë euro”, ka thënë Totaj.

Foto ilustrim

Drejtoresha për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Shpresa Murati ka theksuar se ky projekt synon t’u sigurojë fëmijëve ambient të sigurt dhe mundësi për një fillim të ri, duke ofruar mbrojtje ligjore dhe sociale, aktivitete kreative e kujdes 24 orë.

“Në këtë objekt do të ofrohen shërbime dhe përkujdesje ndaj fëmijëve në nevojë, viktimave të dhunës së formave të ndryshme, etj.”, ka deklaruar ajo.

Foto ilustrim

Zyrtari nga Qendra për Punë Sociale, Bashkim Rakaj ka theksuar se kjo shtëpi do të jetë një strehë shprese për fëmijët që janë në rrezik dhe në nevojë.

“Projekti është jashtëzakonisht i nevojshëm sepse buron si obligim edhe nga Ligji për mbrojtjen e fëmijëve”, është shprehur ai.

Sipas dispozitave të ligjit përkatës Shtëpia për Mbrojtjen e Fëmijës ofron shërbime emergjente për mbrojtjen e fëmijës, jo më gjatë se tri ditë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More