Shkup, 2 tetor – E ardhmja varet kryesisht nga veprimet e së sotshmes, prandaj kur sot Maqedonia e Veriut përballet me dy probleme kryesore është e vështirë të shpresohet në një të ardhme të sigurt pa probleme në funksionim të shtetit. Orientimi profesional dhe interesimi i studentëve janë hallkë zingjirore që përcaktojnë të ardhmen e vendit në drejtim të fuqizimit të tregut të punës. Për dhjetë vitet e fundit, numri i studentëve në vend është zvogëluar për 7.043, përkatësisht për 12 për qind, thuhet në studimin e Qendrës së Komunikimit Civil (QKC). Rënia më e madhe prej 11150 studentësh, pra 22 për qind, është në universitetet shtetërore. E shqetësimi tjetër është se numri më i madh i studentëve dëshirojnë të studiojnë mjekësi, shkruan Zhurnal.
Pak studentë, edhe këta pak dëshirojnë të studiojnë mjekësi –
Për dhjetë vitet e fundit, numri i studentëve në vend është zvogëluar për 7.043, përkatësisht për 12 për qind, thuhet në studimin e Qendrës së Komunikimit Civil (QKC). Rënia më e madhe prej 11150 studentësh, pra 22 për qind, është në universitetet shtetërore. Në të kundërt, shkollat private kanë 4054 ose 56 për qind më shumë nxënës. Në institucionet e arsimit të lartë fetar ka 53 ose 20 për qind më shumë studentë.
Numri i studentëve në vend ka arritur nivelin më të ulët në pandeminë 2020/21, vetëm pak më shumë se 50 mijë. Pas një rritjeje në dy vitet e ardhshme shkollore, numri i përgjithshëm i studentëve ra sërish në vitin e kaluar shkollor. Numri i studentëve në universitetet shtetërore ka ardhur në rënie të vazhdueshme gjatë dhjetë viteve të fundit dhe nga gati 52 mijë studentë të dikurshëm, tani është ulur në pak më shumë se 40 mijë. Humbësi më i madh në përgjithësi është universiteti më i madh shtetëror, Universiteti “Shën Cirili dhe në Shkup, ku për dhjetë vjet ka gati 5 mijë studentë më pak. Në ato korniza, në shifra absolute, më së shumti studentë ka humbur Fakulteti Ekonomik në Shkup, 2.273, Fakulteti Filologjik 1.844 studentë dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë, 689.
Deri tani shumica e studentëve në vend janë në shkencat mjekësore, më shumë se 10 mijë apo edhe 20% e studentëve janë të regjistruar në një nga institucionet e arsimit të lartë mjekësor. Nga profesionet e tjera, përveç mjekësisë, profesioni i dytë me më së shumti studentë është ai i teknologjisë informative me gjithsej 6655 studentë dhe i treti me përafërsisht po aq studentë, pra 6065, është ai i ekonomisë. Më së shumti studentë në fakultetet individuale ka në FINKI të Shkupit (4.722), në tre fakultetet shtetërore të mjekësisë, në Tetovë (3.354), Shtip (3.186) dhe Shkup (2.915), si dhe në Fakultetin Ekonomik të Shkupit (2.022).
Në përputhje me rënien e përgjithshme të numrit të studentëve në vend, ulet edhe numri i studentëve të regjistruar në vitin e parë të arsimit të lartë. Nëse dhjetë vjet më parë kishte gati 19 mijë studentë të vitit të parë, tani numri i studentëve të sapo regjistruar është rreth 15 mijë. Pra, në vetëm dhjetë vite akademike, numri i përgjithshëm i studentëve të regjistruar në vitin e parë ka rënë për 3612, pra për 19%. Më pak studentë të vitit të parë ishin në vitin pandemik 2020/21, pak më shumë se 12 mijë. Që atëherë, pra në tre vitet e fundit, është vënë re një rritje konstante e numrit të studentëve të regjistruar në vitin e parë të ndonjë prej institucioneve të arsimit të lartë në vend.
Sa i përket numrit të studentëve në vitin e parë, më shumë dallime ka mes arsimit të lartë publik dhe atij privat. Së pari, në dhjetë vitet e fundit, numri i studentëve të regjistruar në institucionet e arsimit të lartë shtetëror është ulur me 4168 studentë ose 26%, ndërsa në institucionet private të arsimit të lartë është rritur me 550 studentë ose 19.4%.
Së dyti, ndryshe nga universitetet shtetërore, të cilat në vitin shkollor pandemik kishin numrin më të ulët të studentëve të saporegjistruar, për herë të parë nën 10 mijë studentë, ato private patën një rritje të studentëve në vitin e parë të atij viti. Së treti, universitetet publike filluan të tërheqin më shumë studentë vitin e kaluar, kur numri i regjistrimeve të reja u kthye në nivelet para pandemisë, ndërsa universitetet private patërn një rënie të lehtë të numrit të studentëve të vitit të parë në krahasim me vitin shkollor 2022/23, rekordin e deritanishëm.
Sa i përket fakulteteve fetare, teologjia ortodokse dhe shkencat islamike kanë shënuar një rritje të numrit të përgjithshëm të studentëve në dhjetë vitet e fundit, vetëm me 2.5% në teologjinë ortodokse, ndërsa në shkencat islamike me 27%. Sa i përket numrit të studentëve të saporegjistruar, krahasimi dhjetëvjeçar tregon se në Fakultetin e Teologjisë Ortodokse ka një rënie të studentëve të vitit të parë me 17%, ndërsa në Fakultetin e Shkencave Islamike ka një rritje të interesit për të studiuar me 21%.
Rritja më e madhe e numrit të stafit universitar nga të gjitha universitetet në vend është në Universitetin Shtetëror në Tetovë, ku tani më shumë se dhjetë vjet më parë ka 453 pedagogë dhe bashkëpunëtorë, që është një rritje prej 128%. Po në këtë universitet, për të njëjtin dhjetëvjeçar, numri i studentëve u ul me 5%, ndërsa numri i studentëve të viteve të para ul me 23%. Nga universitetet shtetërore, e vetmja rënie e lehtë e numrit të stafit tani krahasuar me dhjetë vjet më parë është në Universitetin e Manastirit me 3% dhe në Ohër me 38%. Në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup ka një rritje prej 13% të personelit, ndonëse në të njëjtën kohë dhe për të njëjtën periudhë ka një rënie të numrit të studentëve për 19%, ndërsa ka një rënie prej 34% të numrit të studentëve të saporegjistruar. Këto shifra janë sipas studimit të Qendrës për Komunikim Civil, i bërë në bazë të të dhënave të marra nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Siguria është nevojë elementare e bazike për të jetuar kudo në cilin do vend. Por, krahas mungesave tjera që janë të shumta në vendin tonë mungon edhe siguria. Mungesa e sigurisë prodhon ndjenjën e frikës dhe të qenurit i pasigurt në vendin tënd të lindjes, ndërkaq padrejtësia e vështirëson mbijetesën në këtë vend sepse duhet të përballesh me një sistem të kalbur të drejtësisë. Mund të vritesh në vend publik ngjashëm sikurse në vend të fshehtë nga ajo vrasje mbeten vetëm viktimat dhe mbetjet e plumbave, asgjë më shumë.
Pasiguri e madhe, besimi i ulët në gjyqësi, institucionet e papërgjegjshme që nuk janë fare në shërbim të qytetarëve, mungesa e meritokacisë, papunësia, zhvillimi i dobët ekonomik, krizë gjithandej, këto janë shkaqet kryesore që të rinjtë dëshpërohen deri në palcë dhe vendosin që këtë dëshpërim ta ngushëllojnë me largim nga vendi. Sepse, në të kundërtën nuk kanë fuqi t’ia dalin dot me këtë sistem të vjetruar që nuk prodhon perspektivë dhe kushte normale për jetesë. /Zhurnal.mk