Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Probleme me motorin, një tjetër avion Boeing 777 bën ulje të detyruar

Një avion Boeing 777 i kompanisë “Rossiya Air” bëri një ulje të detyruar në aeroportin e Moskës pas disa problemeve që pilotët konstatuan në një nga motorët e tij.

Lajmi u dha nga kompania e cila bën me dije se avioni kargo ishte nisur nga Hong-Kongu dhe kishte destinacion Madridin në Spanjë.

Javët e fundit, avionët e Boeing kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të problemeve të shfaqura shpesh në motorët e modelit 777.

Administrata Federale e Aviacionit ka vendosur një gjobë 6.6 milionë ndaj kompanisë ndërtuese të avionëve për motive që lidhen me sigurinë e mjeteve të saj të transportit ajror. Sipas FAA, Boeing ka ushtruar presion ndaj inspektorëve në një impiant në Karolinën e Jugut për çështjen e kontrollit të avionëve Boeing 787 ”Dreamliner” në shkurt të vitit 2020.

Vetëm disa ditë më parë, industria aeronautike amerikane vendosi të pezullojë përkohësisht fluturimet e 128 avionëve Boeing 777 me motorë “Pratt & Whitney PW4000-112” pasi një incident i rëndë u regjistrua në Kolorado, ku një avion i këtij tipi bëri ulje të detyruar për shkak të zjarrit që përfshiu motorin.

Postime të ngjashme

“I lodhur nga pandemia”, jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Austri

S.B.

Kina shpreh shqetësim serioz për shkarkimin e ujit radioaktiv nga Japonia

Z H

Qeveria japoneze: Uji i ndotur nga Fukushima do të hidhet në det

S.B.

Kryeministri malazez ndihet i mashtruar nga opozita: Nuk lejoj trillime e të pavërteta

S.B.

Porti Xinjiang sheh 1500 udhëtime me trena mallrash Kinë-Evropë këtë vit

Z H

Kina përpiqet të mbushë hendekun ‘tronditës’ të vaksinimit mes vendeve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...