Probleme me udhëtim për në Dortmund, holandezët nuk mbajtën fare stërvitje në Signal Iduna Park

nga D V

Kombëtarja e Holandës nuk ka bërë fare stërvitje një ditë para ndeshjes me Anglinë në gjysmëfinalen e Euro 2024 në stadiumin ku zhvillohet ndeshja siç parashihet gjithnjë para një ndeshje.

Tulipanët kanë pësuar një vonesë në udhëtim dhe mbërritën shumë vonë në Dortmund, qytet ku zhvillohet gjysmëfinalja ndaj Anglisë.

Në një prononcim të shkurtër për mediet sapo mbërriti në Dortmund, trajneri i Holandës u shpreh se kjo situatë nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në ndeshjen përballë Anglisë.

“Në fund, lojtarët mundën të pushojnë për rreth dy orë e gjysmënë hotel, kështu që nuk ishte aspak problem. Kjo nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në ndeshjen e nesërme”, deklaroi Koeman.

Skuadra holandeze duhej të udhëtonte me tren nga Wolfsburgu për në qytetin ku do të zhvillohet ndeshja me Anglinë, në Dortmund pasditen e të martës, por ai udhëtim u anulua.

Lojtarëve iu komunikua ky lajm kur ishin në autobus rrugës për në stacionin e trenit. Skuadra holandeze më pas udhëtoi me avion në mbrëmje.

Konferenca për shtyp që Koeman dhe mbrojtësi Nathan Ake duhej të jepnin në stadiumin ‘Signal Iduna Park’ u anulua për shkak të vonesës.

Stërvitja e fundit në prag të gjysmëfinales ndaj Anglisë u zhvillua në Wolfsburg, aty ku qëndroi kombëtarja holandeze gjatë Kampionatit Evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More