Problemet e çekuilibrit tregëtar zgjidhen përmes bashkëpunimit

nga V.E.

Ditët e fundit, Pekini ka mirëpritur shumë personalitete të qarqeve politike dhe të biznesit amerikan. Si politikani i parë që viziton Kinën që kur administrata e re amerikane mori detyrën, vizita e senatorit republikan Steve Daines në Kinë ka tërhequr vëmendje të madhe. Ai ka marrë pjesë në diskutimet ekonomiko-tregtare ndërmjet Kinës e ShBA-së gjatë mandatit të parë në detyrë të presidentit Trump. Tani ShBA-ja shtoi përsëri tarifat ndaj Kinës, dhe vizita e senatorit shihet si përpjekja më e fundit për ruajtjen e komunikimit ndërmjet Kinës e ShBA-së.

Në takimet e tyre me Daines, zyrtarët e lartë kinezë shprehën mesazhin e qartë se, sa më shumë marrëdhëniet kino-amerikane përballen me vështirësi, aq më e rëndësishme është që të ruhet dhe të zhvillohet bashkëpunimi ekonomiko-tregtar ndërmjet Kinës e ShBA-së, për të ofruar qëndrueshmëri në marrëdhëniet dypalëshe. Pala kineze u shpreh që probleme të tilla si çekuilibri tregtar duhet të zgjidhen duke zgjeruar bashkëpunimin dhe duke krijuar më shumë përfitime nga rritja.

Pothuajse në të njëjtën kohë me Dianes, në Pekin erdhën edhe drejtues të shumë kompanive të njohura amerikane, si “Eli Lilly”, “Qualcomm”, “Apple”, “Blackstone”, “Cargill” dhe “FedEx”. Pika kryesore në programin e tyre të vizitës ishte pjesëmarrja në Forumin e Zhvillimit të Kinës. Sivjet kishte një prani të ndjeshme të kompanive të huaja në këtë forum, prej të cilave përqindjen më të lartë e përbënin kompanitë amerikane, gjithsej 27 të tilla, duke zënë afro një të tretën e kompanive të huaja. Sipas analistëve, me përshkallëzimin e luftës tregtare nga ShBA-ja, vizita e kaq shumë drejtuesve amerikanë të biznesit në Kinë tregon që ata përkrahin konceptin e tregtisë globale të hapur dhe shpresojnë se situata e përgjithshme e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar Kinë-ShBA mund të stabilizohet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More