Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Problemet me tiroiden dhe ndikimi te sëmundjet e zemrës

Shpeshherë ndodh që problemet me tiroiden që nxisin shqetësime të tjera me zemrën. Mjekët nënvizojnë rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit të këtyre problemeve për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare.

Tiroidja ndihmon në rregullimin e metabolizmit, furnizimit me oksigjen, tretjes, funksionit të muskujve e të tjerë.

Praktikisht, tiroidja ndikon te çdo organ, përfshirë zemrën. Nëse një person vuan nga zemra, çrregullimet me tiroiden mund të përkeqësojnë simptomat ose të nxisin të reja., transmeton AgroWeb.

Sipas të dhënave, prodhimi i pakët i hormoneve (hipotiroidizmi) ose i tepërt (hipertiroidizmi) ka një ndikim domethënës tek zemra.

Hipotiroidizmi dhe zemra

Hormonet e tiroides janë të nevojshme për funksionet kardiovaskulare. Në mungesë të hormoneve as zemra dhe as enët e gjakut nuk funksionojnë siç duhet. Në rastin e hipotiroidizmit, niveli i pakët i hormoneve dobëson muskujt e zemrës duke nxitur kopalsin e saj. Për më tepër, hipotiroidizmi shkakton ngurtësimin e enëve të gjakut gjë që nxit hipertensionin.

Problemet më të mëdha me zemrën që shkakton hipotiroidizmi janë:
Vështirësia në frymëmarrje
Ngadalësimi i rrahjeve të zemrës
Rritje e tensionit diastolik
Edem
Përkeqësim të problemeve ekzistuese me zemrën

Hipertiroidizmi dhe zemra

Hipertiroidizmi shkaktohet nga prodhimi i tepërt i hormoneve nga tiroidja. Sipas informacioneve, prania e tepërt e hormoneve është stërmunduese për zemrën dhe e sforcon atë. Hormonet rrisin forcën kontraktuese të muskulit të zemrës dhe nevojën për oksigjen.

Postime të ngjashme

Pse zverdhet brokoli dhe a është i sigurt për ngrënie

D V

Ngrënia e këtij ushqimi për mëngjes mund të ndihmojë në kthimin e humbjes së muskujve me kalimin e moshës

D V

Dieta me kastravecë/ Çfarë duhet të dini rreth vlerave të saj?

D V

Parandaloni plakjen e lëkurës dhe humbjen e shikimit me këtë frut të shijshëm veror

D V

Fruta e ëmbël dhe me lëng mund të lehtësojë inflamacionin, të ulë kolesterolin dhe presionin e gjakut

D V

Kjo shenjë e demencës mund të shfaqet 16 vjet para diagnozës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...