Problemet s’kanë të ndalur, Barcelona nuk mund t’i regjistrojë transferimet e fundit

Kaosi financiar te Barcelona vazhdon me yllin e skuadrës, Lionel Messi që është në pritje të rinovimit të kontratës.

 

Messi zyrtarisht është larguar nga klubi, pavarësisht që kanë gjetur marrëveshje për kontratë të re dyvjeçare, transmeton lajmi.net.

Por, marrëveshja nuk mund të nënshkruhet shkaku i problemeve të Barcelonës nga ana financiare, që kanë borxhe rreth 1 miliardë euro dhe 40 për qind e tyre janë nga pagat.

Shkaku i kësaj, jo vetëm që Barcelona nuk mund t’ia rinovojë kontratën argjentinasit, mirëpo as nuk munden t’i regjistrojnë transferimet e fundit.

Katalunasit kanë transferuar Sergio Aguero, Eric Garcia, Memphis Depay dhe Emerson Royal në këtë verë, tre nga katër si agjentë të lirë, por ende nuk janë regjistruar.

Duke marrë parasysh pagat në La Liga, Barcelona mund të investojë vetëm 25 për qind të hyrave në transferime të reja.

Kjo nënkupton, se kontrata e Messit nuk mund të rinovohet nëse nuk vlen 25 për qind, gjithashtu e njëjta vlen edhe për transferimet e reja.

Asnjë nga transferimet e reja nuk mund të regjistrohet derisa të bëjnë para mjaftueshëm, ose të zbresin pagat në vlerën prej 25 për qind.

Ky mund të jetë problem i madh për katalunasit, që sipas Zach Lowry, duhet të zbresin pagat në vlerë 200 milionë euro që t’i kompletojnë marrëveshjet.

Barcelona e ka nisur mirë, duke larguar lojtarët si Francisco Trincao, Konrad, Junior Firpo, Jean-Clair Todibo dhe Matheus Fernandes.

Por, tani blaugranasit duhet të largojnë një nga lojtarët që paguhet shumë nëse duan ta mbajnë Messin dhe t’i regjistrojnë transferimet e reja.

Related posts

Tri ndeshje, tri fitore – FC Liqeni futet në mesin e 32 skuadrave më të mira në Evropë për futsall

D V

Ronaldo te Man City, gjithçka pritet të përfundojë brenda 24 orëve

D V

Ronaldo kaloi barrierën për ta ndihmuar rojën që e rrëzoi me goditjen me top

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com