Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Procedimi penal i kreut të LSI në Pukë, reagon Partia: Po bënin ushtrime zgjedhore, policia e politizuar

Dega e LSI qarku Shkodër, ka reaguar në lidhje me procedimin penal të drejtuesit politik në Pukë Demir Syla.

Në një deklaratë për shtyp, LSI thotë se është skandaloze dhe e turpshme të dërgosh për ndjekje penale aktivistë politikë të cilët duan të bëjnë të njohur mënyrën e votimit.

Po ashtu LSI i ka bërë thirrje policisë që të ndalë këto veprime të turpshme dhe të angazhohet në kryerjen e detyrave të veta funksionale.

Deklarata:

“Dega e LSI qarku Shkodër informon e sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur ne Pukë, ku aktivistë të LSI janë marrë nën hetim nga policia është një situatë që tregon politizimin e tejskajshëm të policisë së Rilindjes. Aktivistët tanë janë në të drejtën e tyre për të bërë ushtrime zgjedhore, në vijim edhe të praktikave dhe orientimeve të Komisionit Qendror të zgjedhjeve për mënyrën e votimit.

Është skandaloze dhe e turpshme të dërgosh për ndjekje penale aktivistë politikë të cilët duan të bëjnë të njohur mënyrën e votimit, aq më shumë që është një skemë e re, e papërdorur më parë. Fletët e gjetura janë demonstrative dhe nuk kanë si të jenë origjinale, kur ato akoma nuk janë prodhuar. Ato janë thjesht dhe vetëm orientuese dhe natyrshëm përdoren nga të gjithë subjektet politike.

I bëjmë thirrje policisë të ndalë këtë revansh të turpshëm dhe antiligjor, dhe të investohet e angazhohet në kryerjen e detyrave të veta funksionale”, thuhet në deklaratën e LSI të Qarkut Shkodër.

Postime të ngjashme

Mbrojtja e Territorit/ Rama porosi strukturave: Zonat turistike janë si drita e syve për Shqipërinë! E papranueshme që rrugët të jenë zona me rrezik të lartë

S.B.

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, miratohen dy ekspertët ligjorë që do të bëjnë ekspertizën

S.B.

“Mos u fokusoni në maja malesh”/ Rama: Atij që rregullon avllinë në fshat duhet t’i themi faleminderit, jo ta gjobisim!

S.B.

​Shqipëria merr Presidencën e Nismës Adriatiko-Joniane

S.B.

Basha me demokratët në Fier: Këtë betejë e nisëm për shqiptarët, dhe do ta vazhdojmë për ta, për Shqipërinë, për demokracinë

S.B.

Kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Berat/ PD paraqet provat në KAS: Kishim përballë pushtetarë që vepronin si grupe të strukturuara kriminale. Vota u ble me 50 mijë lekë!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...