Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Procedura për certifikatën e sigurisë së NATO-s për Spasovskin është në vijim

Shkup, 11 shkurt – Procedura për marrjen e certifikatës së sigurisë të NATO-s për ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski është në vijim, ndërsa për ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq, një dokument i këtillë nuk nevojitet, theksojnë nga Qeveria për MIA-n.

Nga Qeveria shtojnë se presidenti i shtetit, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit posedojnë certifikata kombëtare të sigurisë.

“Maqedonia e Veriut i realizon të gjitha të drejtat dhe i realizon të gjitha detyrimet si anëtare e plotfuqishme e NATO-s në mënyrë identike me të gjitha 29 vendet e tjera aleate. Procedurat administrative për marrjen e certifikatave të sigurisë janë identike me të gjitha shtetet anëtare dhe mund të zgjasin edhe deri në gjashtë muaj, ndërsa pandemia në mënyrë shtesë e prolongon këtë proces. Për ministrin e Punëve të Brendshme, procedura është në vijim, ndërsa për ministrin e Drejtësisë një dokument i këtillë aspak nuk nevojitet. Pavarësisht nga kjo, presidenti i shtetit, kryetari i Qeverisë, kryetari i Kuvendit posedojnë certifikata kombëtare të sigurisë”, theksohet në deklaratën e Qeverisë për MIA-n

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski paraprakisht sot në konferencë për shtyp pyeti nëse Bojan Mariçiqi është ministri i dytë në Qeverinë e Zaevit, i cili nuk ka certifikatë të NATO-s..

“Vallë njeriu i parë i drejtësisë është i pabesueshëm sipas standardeve të NATO-s?  Përveç Oliver Spasovskit, i cili vet pranoi se nuk ka certifikatë të NATO-s, Maripiqi do të ishte ministri i dytë në Qeverinë e Zaevit pa certifikatë, edhe ai si dhe Spasovski, drejton një dikaster me rëndësi të jashtëzakonshme për sigurinë e shtetit”, theksoi Petrushevski. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë në temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

BESA themeloi nëndegën në Çellopek

D V

Qeveri: Sllavica Kotirova drejtoreshë e re e doganave

D V

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...