Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Procesi i zgjedhjes së prokurorëve për te Ruskovska dhe Prokuroria e Lartë e Shkupit, në përfundim e sipër

Shkup, 1 shkurt – Këshilli i Prokurorëve mori vlerësimet e prokurorëve, që aplikuan për punë në Prokurorinë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dhe Prokurorinë e Lartë të Shkupit. Kandidatët që nuk janë të kënaqur me notën, që luan rol në përzgjedhjen e tyre, brenda tetë ditësh kanë të drejtë ankese. Pasi të ketë përfunduar ky proces, Këshilli i Prokurorëve do të duhet të thirr seancë dhe ta bëjë zgjedhjen përfundimtare për pesë vende të lira në prokurorinë e Vilma Ruskovskës, dhe pesë vende në Prokurorinë e Lartë të Shkupit.

Ekipimin e ekipit të Ruskovskës, me pesë prokurorë të rinj e mundëson Ligji i ri mbi Prokurorinë. Por, Ruskovska ka theksuar disa herë se Shpallja nuk iu referohet ish-prokurorëve specialë që u kthyen në zyrat e prokurorive amë, pas shuarjes së PSP-së. Ajo gjithashtu theksoi se ata nuk do të kenë përparësi ndaj prokurorëve të tjerë, që konsiderojnë se i plotësojnë kushtet për të punuar në lëndë në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Shumica e ish-prokurorëve nga ekipi i Katica Janevës aplikuan për shpalljen që u publikua këtë vjeshtë. Prokurorët Lençe Ristovska dhe Stefço Donev nuk aplikuan për punë te Ruskovska, si dhe Gavril Bubevski para zgjedhjeve përfundimtare dhe pas vlerësimit e tërhoqi kandidaturën e tij.

Për më tepër, disa prej prokurorëve që punojnë në Prokurorinë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit aplikuan për në Prokurorinë e Lartë të Shkupit

Postime të ngjashme

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

D V

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

D V

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...