Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Procesi i zgjerimit në krizë, ekspertët nuk presin avansim të bisedimeve në Sofje

Shkup, 10 nëntor, zhurnal.mk – Sot në Sofje do të mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin këtë vit nikoqir janë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Delegacionin e Maqedonisë do ta udhëheq kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga zv.kryeministri Fatmir Bytyqi, zv.kryeministri Nikolla Dimitrov dhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

Samiti, i cili do të mbahet përmes video konferencës për shkak të pandemisë me Covid-19, do të kryesohet nga kryeministrat Zaev dhe Borissov dhe do të drejtohet nga kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë Angela Merkel, me iniciativën e së cilës Procesi i Berlinit u iniciua dhe zbatohet.

Ekspertët thonë se në këto momente Samiti dhe procesi i zgjerimit po kalojnë në një krizë për shkak të bllokadës të Sofjes ndaj Shkupit.

Ish Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Nano Ruzhin thotë se pritjet nga ky Samit nuk janë të mëdha për shkak se sipas tij politika e Bullgarisë është e ngarkuar me emocione dhe jo me racionalitet.

“Mendoj se në këtë moment edhe Samiti edhe procesi i zgjerimit po kalojnë në një krizë për shkak të bllokadës së njohur nga ana e Sofjes dhe për fat të keqë ambicia e përgjithshme e Bashkimit Evropian të bën diçka në lidhje me procesin e zgjerimit disi është vendosur në plan të dytë, dhe gjithashtu këtë i mbulon edhe rezultatet nga kjo ngjarje që është kryesisht e drejtuar kah ndihma e shteteve aspirante për antarësim në BE. Dmth pritjet nuk janë të mëdha, ende ka në atë pjesë të cilën, ende ka punë që këto çështje të arrijnë në ndonjë përfundim. Siç po shohim politika e Bullgarisë në këtë moment është e ngarkuar me emocione dhe më pak me racionalitet. Te ata po paraqitet një llojë nacionalzmi që për fat të keq po i rrënon mardhëniet në gjithë Ballkanit”, ka deklaruar për Zhurnal, Nano Ruzhin, ish Ambasador në NATO.

Nga ana tjetër, analisti politik, Dame Çkatroski për Zhurnal thotë se marrëveshje doemos duhet të ketë tani, sepse nëse nuk arrihet marrëveshje gjatë kësaj kohe, nuk do të ketë marrëveshje as vitet e ardhshme. Sipas tij do të duhet shumë punë për afrimin e dy popujve fqinjë.

“Për shkak të të dyja shteteve, marrëveshje duhet të ketë. Çfarëdo marrëveshje është koha të bëhet. Nëse nuk ka marrëveshje tani, nuk do të ketë marrëveshje edhe vitet tjera. Kjo gjendje do ta largojë Maqedoninë e Veriut nga BE por nuk jam i sigurt se kjo nuk do të implikon edhe ndaj Bullgarisë. Bullgaria veproi gabim nga pozita e të fuqishmes, ndërsa ne keq i trajtojmë ende mardhëniet me Bullgarinë, sidomos historinë. Sikur të mos kemi forcë që ta tejkalojmë urrejtjen ose ajo në vazhdimësi po gjenerohet. Gjithsesi, mendoj se marrëveshje do të ketë dhe do të duhet shumë punë për afrimin e të dy popujve”, ka deklaruar për Zhurnal, Dame Çkatroski, analist.

Në seancën plenare të Samitit të Ballkanit Perëndimor brenda Procesit të Berlinit pritet të marrin pjesë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe zv.presidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell dhe Komisioneri i BE për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në samit pritet të miratohet plani katër-vjeçar i veprimit për tregun e përbashkët rajonal, për të cilin krerët e shteteve dhe Qeverive do të nënshkruajnë një deklaratë.

Si logjistikë e këtyre dokumenteve strategjike, Samiti i Sofjes do të miratojë një numër memorandumesh dhe protokollesh, të tilla si Memorandumi i standardeve të përbashkëta rajonale mbi marrëveshjet ndërkombëtare të investimeve dhe protokolli mbi hyrjen e hapur në infrastrukturat kërkimore të Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe, Bullgaria mbetet e prerë se do të bllokojë Maqedoninë e Veriut të fillojë negociatat me BE-në nëse nuk pranon se identiteti dhe gjuha maqedonase kanë rrënjë bullgare. Ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva dje, në konferencën e përbashkët me ministrin e jashtëm Bujar Osmani dhe homologun gjerman pas takimit të ministrave të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, tha se Bullgaria është e gatshme të mbajë barrën e bllokimit por, përgjegjësia do të bjerë edhe mbi politikanët në Maqedoninë e Veriut.

Postime të ngjashme

“Erdhi koha” – Ahmeti i bën thirrje diasporës të regjistrohen online

Z H

Policia ndalon dasëm me 300 mysafir, padi penale për organizatorët

Z H

Vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik”

Bexhet Musliu

Moti sot në Maqedoni të Veriut

Z H

Fillon regjistrimi i mërgimtarëve, diplomatëve, të burgosurve dhe të pastrehëve

Z H

Grupi i deputetëve i vazhdojnë bisedat për ndryshime ose për Rregullore të re të Kuvendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...