Procesverbalet e Këshillit Gjyqësor i janë dorëzuar Prokurorisë

nga Xh M

Shkup, 13 dhjetor – Gjatë kontrollit të djeshëm në Këshillin Gjyqësor, policia ka siguruar dokumentet e kërkuara dhe do të përcaktohen më tej elementët e mundshëm të veprës penale, konfirmoi MPB.

“Rasti aktualisht është në parahetimit. Policia ka siguruar të dhënat e kërkuara dhe të njëjtat do t’i dorëzohen prokurorit publik. Kur të përfundojë e gjithë procedura do ta informojmë opinionin”, thonë nga MPB.

Nga ana tjetër, Këshilli Gjyqësor për ngjarjen e ndodhur dje thotë se nuk bëhej fjalë për ndonjë kontroll dhe se Këshilli Gjyqësor ka bashkëpunuar me organet kompetente.

“Pas pranimit të kërkesave me shkrim të Prokuroria Themelore Publike-Shkup, Këshilli Gjyqësor i RMV-së ka vepruar ndaj tyre. Theksojmë se nuk është lëshuar urdhër bastisje dhe as kontroll në hapësirat e Këshillit Gjyqësor të RMV-së. Këshilli bashkëpunon dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha autoritetet dhe institucionet kompetente në vend”, thonë nga Këshilli Gjyqësor.

Kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes për zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor, theksoi se ky rast do të zgjidhet së shpejti.

“Veprimi konkret i djeshëm është, siç thatë ju, për të vërtetuar dyshimin e bazuar për falsifikim të procesverbalit të punës së Këshillit Gjyqësor, përmes të cilit praktikisht është manipuluar vullneti dhe mendimi i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga individë dhe pres që shumë shpejt nga sot do të zgjidhet”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Prokuroria bëri të ditur mbrëmë se me urdhër të tyre policët sigurojnë dy procesverbale nga Këshilli Gjyqësor, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për çështjen e konstatuar në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara.

Muajin e kaluar, Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, tha se ka marrë informacion nga informatorët për procesverbale të falsifikuara në këshill.

Më pas kryeministri përmendi se ka grupe që falsifikojnë dokumente me data dhe vula të ndryshme, pa firma dhe i bëri thirrje prokurorisë që t’i hetojë këto akuza.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More